Shëndeti i moshës së tretë, Vasili: Prioritet nga bluzat e bardha

Jetëgjatësia në Shqipëri është në rritje, por ashtu si në të gjithë botën brenda 2050-tës numri i të moshuarve që nuk kujdesen dot për veten do të 4-fishohet. Pjesa dërrmuese e të moshuarve vuajnë nga sëmundjet joinfektive, sic janë ato kardiovaskulare po ashtu edhe diabeti. Bluzat e bardha po shohin me shqetësim rritjen e numrit të të prekurve me Alzhaimer, pra humbja e kujteses.
Për këtë arsye ministri i Shëndetësise Petrit Vasili, do të nxjerrë një urdhër të vecantë për bluzat e bardha per tu dhene perparsi te moshuarve per trajtimin e patologjive që i prekin ata.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik jetëgjatësia mesatare në Shqipëri është 75 vjec, por meshkujt jetojnë më pak se fermat. Pra nëse meshkujt mestarisht jetojnë 72 vjet, femrat jetojnë rreth 6 vjet më shumë.