E Diel, 1 Nëntor 2026

PAK në Korçë, akuza Këshillit Bashkiak për ndihmën

Personat më aftësi të kufizuar por dhe shumë familje të tjera në qytetin e Korçës po hasin në vështirësi të shumta ekonomike që po përkeqësojnë gjithnjë e më tepër jetesën e tyre. Kësaj situate të rëndë i është shtuar dhe heqja e ndihmës ekonomike që jep Këshilli Bashkiak sipas një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave.

Në mbledhjen e fundit e Këshillit Bashkiak në Korçë, janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike plot 87 persona me aftësi të kufizuara. Por Këshilli Bashkiak ka mbështetur për muajin maj që të trajtohen me ndihmë ekonomike 1156 familje nga 3200 familje që kanë qënë dy muaj më parë.
 

Vetëm në qytetin e Korcës nga ky vendim preken 87 persona me aftësi të kufizuar. Situata është e tillë për këtë kategori në të gjthë vendin. Për këtë arsye të verbërit para dhe tetraplegjikët kanë nisur një valë protestash duke kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave që hoqi kompensimet e tyre për energjinë, lëvizjen me transport publik dhe telefoninë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›