E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkursi në Kristal, shpallen studentët fitues

Cështjet aktuale më të debatueshme si politike, ekonomike dhe sociale janë shtrirë më tej tek të rinjtë e Universiteteve të ndryshme organizuar në një konkurs nga "Miqtë e shkencës" të Universitetit Kristal dhe organizata Rinia Studentore.

Rreth 30 tema janë ezauruar nga të rinjtë për tre dit rresht dhe më pas është zhvilluar edhe finalja e këtij konkursi nga ku dolën fitues grupi, Xhino Sinani, Enita Veli, Ledian Halilaj, me temen “Shqiperia per integrim apo zhvillim?”. Nga ku sipas analizës së studentëve më me rëndësi është integrimi dhe pastaj zhvillimi.

Tema të tilla si "Taksa progresive apo e sheshte" , "President Konsensual apo politik" dhe " Shqipëri e integruar apo e zhvilluar" ishin tre temat më të nxehta, të cilat shkuan në finalen e këtij konkursi, nga ku u arritën në vendimet e të rinjeve duke zgjedhur më të mirën sipas shembullit europian.

Në finale shkoi edhe grupi Edison Halili, Elidona Lamica dhe Hysni Çupi nga Universiteti Kristal. Juria e cila përbehej nga studentë të kualifikuar ka bërë përzgjedhjen e fituesve, ku sipas tyre këto janë shembulli më i mirë për të dhenë zgjidhje për të ardhmen e vendit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›