Urat në Lushnjë, Prefektura takim me vendorët

Në Lushnje, institucioni i Prefekturës ka vendosur të ndërhyjë në infrastrukturën e qytetit dhe rrethinave të tij për ndërtimin e sa më shumë urave komunikimi. Për tu njohur më nga afër me ndërhyrjet, Nenprefekti ka mbledhur perfaqesuesit e pushtetit vendor.
Nenprefekti, Florian Dani, i ka kerkuar vendoreve percaktimin e nevojave qe ata kane per ti kaluar per miratim ne Keshillin e Ministrave.
Inxhinieri i Fondit Shqiptar te Zhvillimit shpjegoi parametrat teknike te ketyre lloj urave me konstrukte metalike, te cilat realizohen ne kohe te shkurter dhe me garanci te plote teknike.
Ne Nenprefekturen e Lushnjes jane planifikuar te ndertohen 8 ura te reja, por nese do te kete nevoje do të ketë edhe ndërtime të tjera.