PAK-partive: Mos votoni propozimin e qeverisë

Personat me aftësi të kufizuar i kanë ribërë apel deputetëve të të dyja kraheve politikë që të mos votojnë vendimin që ka propozuar qeveria për kompensimin financiar të kësaj kategorie.
Gjithashtu kryetari i Shoqatës së të verbërve Sinan Tafaj i ka bërë një apel të vaçantë shoqërisë civile që të solidarizohen me protestën e tyre që do të zhvillojnë nesër përballë parlamentit.
Shkak i protestave të vazhdushme të personave me aftësi të kufizuar është bërë projektligji i ri. Sipas kësaj kategorije ky vendim qeverie u heq të drejtën për transport falas dhe kompesimin e faturës së telefonisë dhe enegjisë elekrike.