E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PAKISTAN – Të paktën 26 të vdekur pas sulmit vetëvrasës në stacionion hekurudhor

ISLAMABAD, 9 nëntor /ATSH-DPA/- Numri i të vdekurve pas një sulmi vetëvrasës në një stacion hekurudhor të mbushur me njerëz në Pakistanin jugperëndimor është rritur në 26, thanë sot zyrtarët.

Bombardimi në Quetta, kryeqyteti i provincës më të paqëndrueshme të vendit të Balochistanit, shkaktoi më shumë se 60 të plagosur. Numri i të vdekurve pritet të rritet me shumë.

Qindra pasagjerë po prisnin në stacionin hekurudhor kur shpërthimi ndodhi në mëngjes.

“Numri i të vdekurve nga shpërthimi i fuqishëm është rritur në 26”, tha Wasim Baig, zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë në Balochistan.

“Ishte një sulm vetëvrasës i shënjestruar ndaj agjencive të zbatimit të ligjit”, tha Hamza Shafqat, një zyrtar i lartë qeveritar nga Quetta.

Ushtria Çlirimtare e Balochistanit (BLA), një grup militantësh guerilë etnikë Baloch që po luftojnë për pavarësi nga Pakistani, mori përgjegjësinë për sulmin.

Grupi rebel lëshoi ​​një deklaratë në mediet sociale duke thënë se objektivi i sulmit vetëvrasës ishin ushtarët e ushtrisë pakistaneze, të cilët po ktheheshin nga një kurs trajnimi.

Mediet lokale raportuan se të paktën 14 ushtarë ishin vrarë dhe mbi 40 të tjerë ishin  plagosur nga bombardimet.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›