UKRAINË – Dhjetëra të plagosur dhe të paktën një i vdekur pas sulmit rus në Odesa

KIEV, 9 nëntor /ATSH-DPA/- Një grua u vra dhe 13 persona të tjerë u plagosën, përfshirë dy fëmijë – në një sulm rus me dron në qytetin port ukrainas të Odesës gjatë natës, njoftoi sot zyra e prokurorit rajonal.
Ai tha se dy ndërtesa të larta, disa ndërtesa banimi dhe dhomat e magazinimit të një kompanie ishin dëmtuar gjatë sulmit.
“Autoritetet kanë nisur hetimet për krime të dyshuara lufte”, tha zyra e prokurorit.
Që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Rusia ka bombarduar sistematikisht qytete dhe objektiva të tjera civilë, veçanërisht duke shënjestruar objektet energjetike të vendit. //a.i/