E Diel, 1 Nëntor 2026

PARIS – 700 000 besimtarë në meshën e papa Leones XIV

PARIS, 26 shtator /ATSH-AFP/ – Mesha e kremtuar nga papa Leone XIV në ”Place de la Concorde”, në Paris, nisi sot pak pas orës 15:00, përpara një turme të madhe besimtarësh të mbledhur përgjatë Champs-Élysées.

Sipas Vatikanit, rreth 700 000 persona po marrin pjesë në meshë, e cila përbën momentin kulmor të ditës së dytë të vizitës së papës në Francë.

Kjo është vizita e parë e një pape në Paris që nga viti 2008, kur kryeqytetin francez e vizitoi papa Benedikti XVI.

Vizita e Leones XIV në Francë ka tërhequr një numër të madh besimtarësh, ndërsa prania masive në meshën e sotme shënon një nga momentet kryesore të qëndrimit të tij në Paris./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›