E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA-së i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së bën me dije se ambasadori Wendt i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Gjatë takimit ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për përparësitë e administratës së presidentit Donald J. Trump.

Në fokus të bisedës ishin bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, rritja ekonomike, si dhe lufta kundër grupeve kriminale transnacionale.


/e.i/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›