E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PARIS – Franca përshpejton dërgesat e armëve në Ukrainë

PARIS, 9 mars /ATSH-DPA/- Franca po përshpejton dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe municioneve në Ukrainë pasi ndihma e SHBA-se mbetet e pezulluar, tha ministri i Mbrojtjes Sébastien Lecornu në një intervistë për “La Tribune Dimanche”.

Për të përshpejtuar mbështetjen, ushtria franceze po transferon pajisje më të vjetra, duke përfshirë tanke AMX-10RC dhe transportues të blinduar të personelit.

Për më tepër, Franca do të ndajë një paketë të re ndihme prej 195 milion euro (211 milion dollarë) këtë vit, e financuar nga interesi nga asetet e ngrira ruse.

Paketa do të sigurojë predha artilerie 155 milimetra dhe raketa AASM, të cilat përdoren nga avionët luftarakë “Mirage 2000” që Franca filloi t’i furnizonte Ukrainës në shkurt. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›