PARIS – Gjermania heziton për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë

PARIS, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Gjermania ende nuk planifikon të angazhohet në një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Ukrainë pas një zgjidhjeje të negociuar për t’i dhënë fund luftës, tha sot kancelari gjerman Friedrich Merz, sipas zëdhënësit të tij.
”Merz theksoi gjatë konsultimeve me aleatët e Ukrainës se fokusi fillimisht duhet të jetë tek financimi, armatosja dhe trajnimi i forcave të armatosura ukrainase, sipas zëdhënësit të qeverisë”, Stefan Kornelius.
”Gjermania tani është partnerja më e rëndësishme e Kievit dhe është e gatshme ta zgjerojë këtë ndihmë”, tha ai.
”Gjermania do të vendosë për përfshirjen ushtarake në kohën e duhur, sapo të jenë sqaruar kushtet kornizë. Kjo përfshin natyrën dhe shkallën e përfshirjes amerikane si dhe rezultatin e procesit të negociatave”, theksoi ai.
Kornelius përsëriti gjithashtu se Bundestagu ka fjalën e fundit për çdo dërgim nga ana e Bundeswehrit.
Merz u shpreh gjithashtu në favor të vazhdimit të përpjekjeve për një rtakim të presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në të cilin duhet të arrihet një armëpushim.
”Nëse Moska vazhdon të fitojë kohë, Evropa do ta rrisë presionin e sanksioneve për të përmirësuar shanset e një zgjidhjeje diplomatike”, tha ai./ /Ad.Ab./