PARIS – Macron: Shkelja e hapësirës ajrore polake e papranueshme

PARIS. /ATSH-DPA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, duke e quajtur atë “thjesht të papranueshme”.
“I bëj thirrje Rusisë që t’i japë fund kësaj veprimtarie të pakontrolluar”, shkroi presidenti francez në X.
Macron shprehu solidaritetin e tij me popullin polak dhe qeverinë e tyre.
Forcat ajrore polake rrëzuan dhjetra dronë që hynë në hapësirën ajrore të vendit gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës në mesnatë.
Kryeministri polak Donald Tusk tha sot se dronët kishin origjinë nga Rusia dhe se ishte hera e parë që dronë rusë rrëzohen mbi territor të NATO-s.
Nuk ka raporte për të lënduar, por ka pasur dëme materiale. /Ad.Ab./