POLONI – Tusk akuzon Moskën për provokim në shkallë të gjerë

VARSHAVË, 10 shtator /ATSH/- Kryeministri polak, Donald Tusk tha se hapësira ajrore polake ishte shkelur nga një numër “i madh” dronësh rusë, gjatë natës, sipas BBC.
“Dronët që përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë, u rrëzuan. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe aleatët tanë”, tha Tusk në X.
Duke folur përpara një takimi urgjent qeveritar, Tusk tha se hapësira ajrore polake ishte shkelur nga një numër “i madh” dronësh rusë.
Ai theksoi se ato që përbënin kërcënim ishin rrëzuar nga pilotët polakë dhe të NATO-s.
“Kjo është hera e parë që dronët rusë rrëzohen mbi territorin e një vendi të NATO-s. Të gjithë aleatët tanë po e marrin situatën shumë seriozisht. Nuk kemi regjistruar asnjë të vrarë”, tha ai.
Ai shtoi se ndoshta ky veprim ishte një “provokim në shkallë të gjerë” nga Rusia.
Tusk tha se puna për kërkimet e dronëve është duke vazhduar, ndërsa shtoi se nuk kishte arsye për panik dhe se situata tani ishte nën kontroll.
Ai tha se ishte në kontakt me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.
Forcat e armatosura polake tani kanë përfunduar operacionin e tyre ushtarak.
Aeroportet, përfshirë aeroportin kryesor ndërkombëtar, “Chopin” në Varshavë janë rihapur. //a.i/