E Hënë, 2 Nëntor 2026

REPUBLIKA ÇEKE – Fiala: Polonia në vijën e parë, ka mbështetjen tonë

PRAGË, 10 shtator /ATSH- DPA/  – Kryeministri çek Petr Fiala shprehu solidaritetin me vendin fqinj dhe partnerin e NATO-s, Poloninë, pas rrëzimit të disa dronëve rusë në hapësirën ajrore polake.

“Presidenti rus Vladimir Putin kërcënon gjithë Evropën dhe po teston sistematikisht se sa larg mund të shkojë”, tha politikani liberal-konservator në X.

“Qëndrojmë pranë Polonisë sepse polakët janë aleatët tanë në vijën e parë”, theksoi Fiala. Ai e përshkroi sulmin e natës nga dronët si një provë të kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s, duke shtuarse “është e vështirë të besohet se kjo ishte thjesht një rastësi”.

Ministri i Jashtëm, çek Jan Lipavský, kërkoi masa konkrete, duke nxitur NATO-n që të forcojë menjëherë kapacitetet e mbrojtjes ajrore në krahun lindor.

“Putin nuk do të ndalet derisa ne ta ndalojmë  me sanksione më të ashpra”, thaL Lipavsky.

Çekët, si Polonia, janë anëtarë të NATO-s që nga viti 1999, pasi dikur ishin në sferën sovjetike/ruse gjatë Luftës së Ftohtë.

Qeveria në Pragë konsiderohet një mbështetëse e përkushtuar e Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër pushtimit të gjerë rus, i cili ka nisur mbi tre vjet e gjysmë më parë.

Ajo ka marrë një rol udhëheqës në një iniciativë për municion, e cila, sipas deklaratave të mëparshme të Fialas, ka dorëzuar tashmë mbi 1,1 milion plumba të kalibrit të madh në Kiev këtë vit. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›