E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PARIS – Macron: Vetëm disa vende janë të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë

PARIS, 27 mars /ATSH-DPA/ – Asnjë marrëveshje nuk u arrit në samitin e vendeve mbështetëse në Paris për vendosjen e mundshme të forcave evropiane për të siguruar një armëpushim të ardhshëm në Ukrainë.

”Vendosja e këtyre trupave është një propozim franko-britanikë”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron pas diskutimeve nga i ashtuquajturi “koalicioni i të vullnetit”.

“Ajo mbështetet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Kërkohet nga Ukraina dhe gjithashtu mbështetet nga disa vende anëtare të BE-së që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u bashkua Megjithatë, propozimi nuk u miratua njëzëri’’, theksoi Macron.

‘’Shefat e shtabit ushtarak të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të udhëtojnë në Ukrainë në ditët në vijim për të vlerësuar nevojat ushtarake’’, tha Macron.

‘’Ukraina ka një ide shumë të qartë për nevojat e saj dhe zonat kritike ku dëshiron që këto forca evropiane të vendosen. Në shkëmbimin mes ushtarakëve do të përcaktohen pozicionet, numri i forcave dhe kapacitetet. Pra, në këtë moment në kohë, asgjë nuk përjashtohet dhe ne po shikojmë forcat detare, ajrore dhe tokësore”, theksoi ai./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›