E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AMSTERDAM – Pesë të plagosur pas një sulmi me thikë

AMSTERDAM, 27 mars /ATSH-ANSA/ – Të paktën pesë persona u plagosën nga goditjet me thikë pranë sheshit qendror ”Dam”, në Amsterdam, deklaroi policia, që arrestoi një të dyshuar për sulmin.

Policia tha se kishte krijuar një kordon rreth zonës ku ndodhi goditja me thikë.

“Për momentin nuk kemi asnjë informacion për shkakun apo motivin e goditjes me thikë”, deklaruan autoritetet.

Një helikopter mjekësor ka zbritur në sheshin ku ndodhet Pallati Mbretëror për të dhënë ndihmën e parë.

Sipas transmetuesit lokal AT5, kryebashkiakja Femke Halsema është larguar nga mbledhja aktuale e këshillit të qytetit për të monitoruar nga afër situatën në zhvillim./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›