ANALIZË – Armëpushimi i kufizuar midis Rusisë dhe Ukrainës, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja

NJU JORK, 27 mars /ATSH/- Pas tre ditësh negociatash intensive, administrata Trump, Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një armëpushim të kufizuar në të cilin detajet kryesore u kundërshtuan nga palët ndërluftuese, duke treguar se rruga drejt një armëpushimi të plotë do të ishte i gjatë dhe i përfshirë nga mosmarrëveshjet, sipas AP.
Negociatat u fokusuan në lehtësimin e transportit detar në Detin e Zi dhe ndalimin e sulmeve me rreze të gjatë në infrastrukturën energjetike, një fryt relativisht i ulët që të dyja palët kishin përvojë në negociatat përpara se SHBA-ja të ndërmjetësonte bisedimet indirekte.
Ndërsa shumë detaje nuk dihen ende, më poshtë viojn një përmbledhje e elementeve kyçe të armëpushimit të pjesshëm dhe çfarë është në rrezik në javët e ardhshme ndërsa bisedimet vazhdojnë.
Armëpushimi i kufizuar pati një fillim të vështirë
Deklarata kontradiktore dolën menjëherë pas bisedimeve të martën. Të dyja palët ndryshuan qëndrim për kohën e fillimit të ndalimit të sulmeve në objektet energjetike dhe akuzuan tjetrën për shkelje të armëpushimit.
Rusia e kushtëzoi armëpushimin në Detin e Zi – duke kërkuar heqjen e sanksioneve të SHBA-së, të cilën Kievi e hodhi poshtë.
Zyrtarët rusë i kanë pritur me optimizëm rezultatet e bisedimeve dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi atë si një fillim të mirë, megjithëse disa zyrtarë ukrainas kanë shprehur pakënaqësi.
Ndalimi i luftimeve në Detin e Zi
SHBA-ja tha të martën se kishte arritur një marrëveshje me Ukrainën dhe Rusinë për të ndaluar luftimet dhe për të siguruar lundrim të sigurt në Detin e Zi në bisedime të veçanta me të dy palët.
Detajet e marrëveshjes nuk u publikuan, duke përfshirë mënyrën ose kur do të zbatohej dhe monitorohej, por duket se kjo ishte një përpjekje tjetër për të siguruar transport të sigurt në Detin e Zi, pasi një marrëveshje e vitit 2022, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, u ndërpre nga Rusia një vit më vonë, në korrik 2023.
Rusia tha se marrëveshja e Detit të Zi – e shpallur të martën mund të zbatohej vetëm pasi sanksionet kundër Bankës Bujqësore Ruse dhe institucioneve të tjera financiare të përfshira në tregtinë e ushqimeve dhe plehrave kimike – të hiqeshin dhe të sigurohej aksesi i tyre në sistemin SWIFT të pagesave ndërkombëtare.
Zelensky tha se Moska po gënjente për kushtet e marrëveshjes, pavarësisht se SHBA-ja më vonë tha se kjo do të ndihmonte në rivendosjen e aksesit të Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe të plehrave kimike.
Mbetet e paqartë se si do të përfitojë Ukraina nga marrëveshja e Detit të Zi
Ndërsa përfitimet për Rusinë janë të qarta, zyrtarët ukrainas vunë në dyshim përfitimet e Kievit nga marrëveshja e Detit të Zi – e shpallur të martën. Nuk është e qartë, për shembull, nëse do të ndalonte gjithashtu sulmet në portet e Ukrainës.
Ndalimi i sulmeve ndaj objekteve energjetike
Armëpushimi përfshinte gjithashtu një ndalim të sulmeve me rreze të gjatë në infrastrukturën energjetike, por disa mosmarrëveshje u shfaqën menjëherë pas njoftimit të së martës se kur do të fillonte ndalimi i luftimeve.
Moska tha se armëpushimi kishte filluar më 18 mars dhe akuzoi Kievin për shkelje të kushteve duke goditur objektet energjetike brenda Rusisë, një akuzë që Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës e mohoi.
Kremlini më vonë postoi një listë të llojeve të objekteve të mbuluara nga armëpushimi i kufizuar.
Ai përfshinte rafineritë, tubacionet e naftës dhe gazit, objektet e magazinimit të naftës, duke përfshirë karburantet, infrastrukturën e prodhimit dhe transmetimit të energjisë, si dhe centralet, nënstacionet, transformatorët, pajisjet e shpërndarjes, centralet bërthamore dhe digat e hidrocentraleve. //a.i/