E Hënë, 2 Nëntor 2026

PARIS – Macron dhe Merz skeptikë për negociatat ruso-amerikane për Ukrainën

PARIS, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz paralajmëruan Ukrainën lidhur me negociatat ruso-amerikane për paqen, sipas një bisede konfidenciale, të raportuar nga revista gjermane ”Der Spiegel”.

Sipas një transkripti të bisedës konfidenciale të cituar nga ”Der Spiegel”, Macron dhe Merz shprehën skepticizëm të fortë mbi përpjekjet e qeverisë amerikane dhe dërguarve të saj për të negociuar një paqe midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në raportin e botuar sot, gazeta tha se gjatë bisëdës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët e tjerë evropianë, Macron paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund ta tradhtonin Ukrainën sa i përket koncesioneve territoriale dhe garancive për të siguruar ndonjë marrëveshje.

”Ekziston një mundësi që SHBA-ja të tradhtojë Ukrainën në lidhje me territorin pa qartësi mbi garancitë e sigurisë”, tha ai.

Liderët evropianë u mobilizuan të hënën për të treguar mbështetjen ndaj Zelenskyt, pas bisedimeve SHBA-Ukrainë për rishikimin e një propozimi paqeje që fillimisht favorizonte Rusinë.

Presidenti rus Vladimir Putin priti të martën të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në Kremlin./ /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›