PARIS – Macron do të takohet të hënën me Trump për të diskutuar luftën në Ukrainë

PARIS, 20 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë të hënën në Uashington për të diskutuar për luftën në Ukrainë me presidentin amerikan Donald Trump, njoftoi sot Ministria e Jashtme franceze.
“Presidenti francez ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin amerikan disa herë. Ai do të jetë në Uashington të hënën”, tha ministria. Detajet e udhëtimit do të jepen më vonë.
Në kuadër të përpjekjes solo të Trump për të gjetur një zgjidhje të mundshme paqeje për Ukrainën, Macron thirri të hënën në Paris – krerët e shteteve evropiane për të diskutuar krizën aktuale dhe më pas zhvilloi nje bisede telefonike me Trump.
Takimi i Parisit u fokusua në çështjen e dislokimit të forcave paqeruajtëse evropiane për të siguruar një armëpushim të mundshëm, në Ukrainë. //a.i/