E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spiropali në familjen Deda në Gërdec: Tejkaluan çdo sfidë, ringritën biznesin e rrafshuar

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një vizitë në familjen Deda, në Gërdec, që e cilësoi model të forcës, punës dhe përkushtimit.

Spiropali vlerësoi se pas tragjedisë së Gërdecit ata tejkaluan çdo sfidë me kurajo duke rindërtuar ekonominë e tyre.

“Prej shpërnguljes nga Puka në 2006-ën, deri tek rrafshimi i biznesit të tyre të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në tragjedinë e Gërdecit, ata kanë tejkaluar çdo sfidë me kurajo, duke rindërtuar ekonominë në përpunimin e mermerit, gurëve dekorativë dhe kromit”, u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit e konsideroi këtë një rrugëtim që frymëzon për ringritje dhe dëshirë për të ecur gjithmonë përpara.

1 nga 14

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›