E Hënë, 2 Nëntor 2026

PARIS – Macron kërkon zgjidhje politike pas sulmit në Jerusalem

PARIS, 8 shtator /ATSH – DPA/ – Pas sulmit vdekjeprurës në një stacion autobusi në Jerusalem, presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë sërish thirrje për një zgjidhje politike të konfliktit izraelito-palestinez.

“Spiralja e dhunës duhet të marrë fund”, shkroi sot  Macron në X . “Vetëm një zgjidhje politike do të mundësojë kthimin e paqes dhe stabilitetit për të gjithë në rajon”.

Ai tha se Franca e dënon sulmin. Macron shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe popullin e Izraelit.

Sipas policisë izraelite, autorët qëlluan mbi njerëzit që prisnin në një stacion autobusi në veri të Jerusalemit. Një dëshmitar okular raportoi se ata kishin qëlluar edhe drejt një autobusi.

Gjashtë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën. Sipas policisë, autorët u qëlluan për vdekje. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›