E Diel, 1 Nëntor 2026

PARIS – Macron pret organizatat e nxënësve të shkollave të mesme në Pallatin Élysée

PARIS, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të presë nesër në orën 15:00, në Pallatin Élysée, nxënës dhe përfaqësues të organizatave të nxënësve të shkollave të mesme, me qëllim dëgjimin e kërkesave dhe shqetësimeve të tyre pas protestave të shoqëruara me akte dhune, njoftoi sonte presidenca franceze.
 

”Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të shoqatave kryesore që përcjellin zërin e nxënësve, duke përfaqësuar këndvështrime të ndryshme, si dhe anëtarë të Këshillave Akademikë të Jetës së Nxënësve (CAVL)”, bëri të ditur Presidenca.

Nga ana e tyre, organizatat e nxënësve njoftuan se pas përfundimit të takimit do të mbajnë një konferencë për shtyp pranë Pallatit Élysée./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›