PARIS – Policia qëllon dhe plagos një person të armatosur me thikë në stacionin hekurudhor

PARIS, 14 nëntor /ATSH/- Policia franceze qëlloi dhe plagosi sot një person të armatosur me thikë në stacionin hekurudhor “Montparnasse” të Parisit, tha zyra e prokurorit të Parisit.
“Një oficer policie përdori “armën” e tij ndaj personit, i cili më pas i shkaktoi vetes plagë me thikë”, tha në një deklaratë zyra e prokurorit.
Policia më pas evakuoi stacionin, në të cilin kalojnë trena me shpejtësi të lartë që shkojnë në perëndim dhe jugperëndim të vendit.
“Personi i dyshuar kishte precedent për dhunë në familje”, tha zyra e prokurorit.
Autoritetet theksuan se komunikimet fillestare nuk përmendën dyshime për terrorizëm si motiv.
Të shtënat ndodhën një ditë pas përvjetorit të 13 nëntorit të sulmeve të koordinuara në Paris në vitin 2015 në të cilat u vranë 132 persona.
Operatori francez hekurudhor SNCF tha se një perimetër sigurie u vendos “në një pjesë të vogël të stacionit” pas ndërhyrjes së policisë, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut. //a.i/