E Hënë, 2 Nëntor 2026

Elbasani feston Tunelin ne shesh me opoziten

Rama: Rrugët bëhen me paratë e popullit, ndërsa varfëria luftohet me politika

photo jutta benzenbergIMG_5773Dhjetra mijëra qyetarë mbushën sheshin qendror në Elbasan në mitingun e sotëm të opozitës. Duke ju drejtuar qyterarëve Edi Rama tha se kjo që duket nga këtu është një pamje e jashtëzakonshme, është një pamje e jashtëzakonshme dhe unë shpresoj jashtëzakonisht shumë që ne që jemi këtu lart në këtë tribunë të jemi në lartësinë e kësaj mbështetjeje të jashtëzakonshme, e kësaj mbështetjeje të paparë, e kësaj mbështetjeje që unë jam i bindur është mbështetja juaj për ëndrrën e Rilindjes që po vjen.

Sot Saliu, paradite u shfaq në një tunel, u shfaq në një tunel me shpresën e dëshpëruar se do ta tërheqi të gjithë popullin me vete brenda në atë tunel. Mirëpo, e vërteta e thjeshtë është se rrugët bëhen me paratë e popullit, ndërsa varfëria luftohet me politika. Rrugët bëhen me paratë e popullit ndërsa papunësia luftohet me politika, rrugët bëhen me paratë e popullit ndërsa arsimi dhe shëndetësia ndërtohen me politika. E pra nuk ka rrugë dhe nuk ka tunel që të mund ta fshehë varfërinë, papunësinë, braktisjen sociale dhe rrënimin e arsimit e shëndetësisë në këtë vend.

Saliu ka shpenzuar aq shumë para për të shtruar këto rrugë që kanë mbetur rrugëve dhe për të hapur këtë tunel, sa siç thotë Sami Frashëri, do të kishin mjaftuar për të shtruar të gjitha rrugët e Shqipërisë me flori. Dhe arsyeja pse shqiptarët do ta ndëshkojnë Saliun në 23 Qershor është pikërisht sepse paratë e tyre i humbi rrugëve ndërkohë që shqiptarët sot kanë më pak para për të blerë ushqimin e tyre, kanë më pak para për të arsimuar fëmijët e tyre, kanë më pak para për të prodhuar në fushë, kanë më pak para për të marrë shërbimet e duhura. Shqiptarët, sot janë plotësisht të vetëdijshëm dhe unë jam i bindur që edhe kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme është përgjigja më e vetëdijshme që Elbasani i jep sot katragjyshit për shfaqjen e shëmtuar të tunelit në mes të fushatës.

Sali Berisha nuk mund ti thotë Elbasanit, shikoni sa i bukur është tuneli që u ndërtua me paratë e popullit! Sali Berisha duhet të përgjigjet përpara Elbasanit për tunelit më të gjatë të papunësisë që ka hapur për gjithë këtë qark; Saliu duhet të përgjigjet përpara Elbasanit për tunelin më të errët të ndotjes që ka hapur këtu në këtë qark; Saliu duhet të përgjigjet përpara Elbasanit për tunelin e gjatë të varfërisë që ka hapur këtu në këtë qark. Në fund të fundit Saliu duhet të japë llogari jo vetëm përpara Elbasanit, por përpara gjithë Shqipërisë për tunelin e stërgjatë të etjes, të mungesës së ujit të pijshëm, të mungesës së ujit në parcelë, të përmbytjes sa herë bie shi, të pamundësisë për të nxjerrë prodhimin në treg dhe të pamundësisë për të jetuar duke ngrënë ushqim normalisht.

Saliu duhet të përgjigjet përpara Elbasanit dhe përpara gjithë shqiptarëve për tunelin e pafund të borxheve në listat e ushqimoreve. Ne jemi të bindur se Saliu nuk do të përgjigjet por pikërisht pse nuk do të përgjigjet ai dhe partia e tij e katandisur në partinë e një familjeje do të ndëshkohen në 23 Qershor, ditën kur me numrin 29-të shqiptarët do të çlirojnë një energji të jashtëzakonshme për Rilindjen.

Ndërkohë që ju të gjithë, Shqipëria mbarë, në 23 Qershor do të vendosi të dalë nga tuneli i këtyre tetë viteve. Vajza dhe djem të këtij vendi do të vendosin në 23 Qershor të dalin nga tuneli i këtyre tetë viteve ku 15 vjeçarët e këtij vendi u katandisën në 57% analfabetë funksionalë, fermerët e këtij vendi do të vendosin në 23 Qershor të dalin nga tuneli i këtyre tetë viteve ku nafta hipi në stratosferë, ku kostot e prodhimit u bënë të papërballueshme, ku thatësira u bë sundimtarja e fatit të tyre dhe ku përmbytjet i sulmuan po aq herë sa ra shi mbi këtë tokë.

Një milion të papunë do të vendosin në 23 Qershor të dalin nga tuneli i stërgjatë i papunësisë për ti dhënë vetes mundësi që të bëhen pjesë e rrugës sonë të përbashkët ku ne do të krijojmë kushtet për 300 mijë vende të reja pune. Më 23 Qershor, të gjithë ata që kanë një dyqan, do të vendosin ti ikin tunelit të falimentimeve dhe të borxheve të papërballueshme dhe do të bashkohen me Partinë Socialiste për të hequr taksën e biznesit të vogël dhe për të përgjysmuar tatimin e fitimit.

Në 23 Qershor, ky qark jam mëse i bindur, më shumë i bindur se kurrë sot, që do të kapë numrin 29-të për të dalë nga tuneli i ndotjes dhe për ti hapur rrugë më në fund përpunimit të gjithë plehrave dhe mbeturinave dhe pastrimit të ajrit për të gjithë qarkun.

Sigurisht që në 23 Qershor, edhe ata që për 20 vjet Saliu i mbajti peng në tunelin e premtimit për legalizime do ta braktisin tunelin e Saliut dhe do bashkohen me Partinë Socialiste për të bërë të mundur që në katër vitet e ardhshme legalizimi i shtëpive në zonat informale të mbarojë dhe të kryhet falas. Shpenzimet të gjitha do të përballohen nga qeveria e Rilindjes.

E pra, a e kuptoni tani se pse Saliu u nxitua ta inaugurojë tunelin?! E kuptoni tani se çfarë ishin gjithë ato tam – tame për tunelin? Sepse Saliu kujton se duke hapur tunelin, të gjithë shqiptarët do hutoheshin e do harronin gjithë këto tunele tjera ku Saliu i mban peng.

Sigurisht që edhe rrugën që lidh Elbasanin me Tiranën nëpërmjet tunelit do ta përfundojmë ne ashtu sikundër do të ndërtojmë në Shqipëri më në fund pas gjithë këtyre viteve shpërdorime skandaloze të parave të popullit, rrugë të standardeve europiane dhe jo rrugë elektorale për të tërhequr popullin për hunde.

Dua të ju bëj një pyetje që e bëj në çdo shesh dhe kam dëshirë që të shikoj a arrin zëri deri në fund fare. Pyetja ime është kush është i papunë në këtë shesh? E pra, janë këto duar, janë këto duar, janë dy milion duar të një milion njerëzve të papunë që do ta nxjerrin Shqipërinë me votën për Partinë Socialiste nga tuneli i stërgjatë kilometrik i papunësisë së Saliut.

Prandaj miqtë e mi, me mirënjohjen më të madhe për praninë tuaj sot këtu; me mirënjohjen më të madhe për këtë pamje që është e paharrueshme; me mirënjohjen më të madhe për këtë energji të jashtëzakonshme pozitive që na jepni neve që jemi këtu; unë ju zotohem se ne nuk do ta harrojmë këtë mbështetje dhe ne do të ju mbështesim me të gjitha forcat.

Ne do tju mbështesim në luftën tuaj për të zgjidhur halle dhe probleme që padrejtësisht vazhdoni ti keni dhe padrejtësisht jua kanë bërë të pazgjidhshme. Edhe një sforco të fundit, edhe vetëm 7 ditë, edhe vetëm një javë, bëni çmos për të shkuar në kutinë e votimit bashkë me një tjetër, me një tjetër që nuk ka votua

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›