E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selitë, Rama përuron shkollën e re 9-vjeçare

Kreu i Bashkisë Rama, përuroi sot shkollën e re 9-vjeçare në Selitë. Ndërtimi i saj u bë i mundur falë investimit të Bashkisë me një fond prej afro 1.3 milionë euro. Shkolla e re është pagëzuar me emrin e At Zef Pëllumbi 

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka zgjedhur emrin e Atë Zef Pëllumbit, një prej figurave më të rëndësishme të letrave shqip njëkohësisht ish i dënuar i regjimit të diktaturës me 23 vite burg, për të pagëzuar shkollën më të re në kryeqytet të ngritur në lagjen më të re të Tiranës, “Selitë”. Shkolla e ndërtuar plotësisht sipas parametrave bashkëkohore ka një kapacitet prej 900 nxënësish, aktualisht mundëson arsimin e 650 prej tyre. I gjithë investimi është bërë i mundur nga Bashkia e Tiranës dhe falë një kredie të Bankës së Këshillit të Evropës. Rama uroi nxënësit për shkollën e re dhe ftoi që nëpërmjet bankave të saj të bëhen qytetare të denjë për Evropën, drejt së cilës tha Rama ne aspirojmë dhe së shpejti do të jemi pjesë e saj. Pjesë e këtij investimi të ri janë ambiente bashkëkohore dhe komode, ku përfshihen 26 klasa, 11 laboratorë dhe kabinete të tjera didaktike me të gjitha pajisjet e nevojshme. Shkolla ofron hapësira te mjaftueshme edhe për shërbimet mjekësore si dentisti dhe psikolog. Në territorin e jashtëm të shkollës funksionon një sipërfaqe prej afro 350 metra katrorë terren sportiv i gjelbëruar ku nxënësi do të mund të kryejne orët e edukimit fizik. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›