E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, shqyrtim vendimeve qe liruan për tre mjekët

Burime zyrtare pranë KLD sqaruan se inspektoriati i Këshillit do të verifikojë vendimarrjen e Gjykatave për hetimin e mjekëve nën masën e "arrestit në shtëpi", përkundër kërkesës së organit të akuzës për izolimin e tyre në paraburgim. 

TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) do të marrë në shqyrtim dosjet gjyqësore ndaj gjyqtarëve që liruan 3 mjekët nga paraburgimi, ndërkohë që po hetohen nga prokuroria e Tiranës për "korrupsion".
Lajmi u pohua nga burime zyrtare pranë KLD, të cilat sqaruan se inspektoriati i Këshillit do të verifikojë vendimarrjen e Gjykatave për hetimin e mjekëve nën masën e "arrestit në shtëpi", përkundër kërkesës së organit të akuzës për izolimin e tyre në paraburgim.
Bëhet fjalë për çështjet penale të hapura nga organi i prokurorisë në ngarkim të mjekëve Kastriot Dautaj, Ardian Nelaj dhe Agim Karaj, të cilët janë arrestuar pak kohë më parë nga forcat e policisë së Tiranës si të dyshuar për mitmarrje kundrejt operacioneve mjeksore që realizonin. Mjekët u liruan më pas nga mjediset e paraburgimit për t'u hetuar nën masën e sigurisë së "arrestit në shtëpi".

(d.b/Ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›