PBDNJ tërhiqet nga koalicioni “Aleanca për të ardhmen”

“Aleanca për të ardhmen” është koalicioni me të cilin të majtët do të dalin në këto zgjedhje për pushtetin vendor.
Në koalicionin e përbërë prej 24 partish, mungon Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e cila ka vendosur të dalë e vetme në këto zgjedhje pas vendimit të socialistëve për të mos mbështetur Vasil Bollanon në Himarë. Koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” ka përfshirë brenda saj parti të ndryshme të spektrit të majtë me të cilat pretendon që në zgjedhjet e datës 8 maj të fitojë për qeverisjen vendore.
Duket se prishja mes PBDNJ dhe PS ka ardhur pikërisht për bashkinë e Himarës në të cilën socialistët kanë vendosur të dalin me kandidatin e tyre Gjergj Goro, i cili ka kandiduar edhe në vitin 2007 por ka rezultuar humbës përballë Vasil Bollanos.
Tanimë me rregjistrimin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” marr tërësisht formë procesi elektoral i 8 majit. Më herët është rregjistruar edhe koalicioni i djathtë me emrin “Aleanca për qytetarin”.