E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano, marrëveshje me Corinthians

Klubi brazilian, Corinthians, ka arritur marrëveshje me ish-sulmuesin e Romës, Adrianon, gjithnjë sipas mediave braziliane.

29-vjeçari shkëputi kontratën e tij me Romën më herët gjatë muajit, ndërsa tani është kthyer në Brazil ku dhe ka gjetur klub të ri.

Lancenet shkruan se Perandori ka arritur marrëveshje me Corinthians për kontratën e tij, duke fituar kështu 234 mijë euro në muaj duke përfshirë këtu edhe një numër klauzolash. Zyrtarizimi i kalimit të tij te Corinthians pritet të bëhet javën e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›