E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi Evropian krijon fond emergjent për të ndaluar krizën financiare greke Simboli i monedhës euro

Evropa ka krijuar një fond emergjent për të ndaluar krizën financiare greke të përhapet në vendet e tjera që përdorin euron. Udhëheqësit e vendeve të eurozonës ranë dakord për krijimin e këtij fondi në një takim që mbajtën në Bruksel. Detajet janë ende në shqyrtim nga minitsrat e financave, dhe thuhet të finalizohen ditën e dielë. Ndërkohë, është dhënë aprovimi final për paketën prej miliarda dollarësh për Greqinë. Ka shqetësime se kriza greke po ndikon në Portugali dhe Spanjë. Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se eurozona po përballej me krizën më të rëndë që nga krijimi i monedhës së euros në 1999-ën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›