PD - PS sot perballja e pare ne Parlament pas 21 janarit

Mazhoranca dhe opozita do te perballen sot ne seance parlamentare e para qe pas ngjarjeve te 21 janarit. Pjesa e pare e seances do tu kushtohet deputeteve socialiste e vendosur kjo qe dje por diskutimet e tyre mund te shkojne pertej 60-minuteshit ne rast se do te kete replika nga deputetet e tjere.
Nuk dihet akoma nese kryeministri Berisha do te jete i pranishem ne kete seance cka do ta tensiononte situaten ne salle per shkak te pergjegjesise se tij per vdekjen e 4 demonstruesve te 21 janarit sipas deputeteve te opozites. Kujtojme ketu seancen e 17 janarit e cila per pak sa nuk u kthye ne nje perleshje ne sallen e Kuvendit dhe u interpretua nga shume parlamentare te Bashkimit Europian.
Nderkaq ne seancen e sotme eshte parashikuar te kalojne rreth 10 projektligje e kalendarin e punimeve te cilat jane vene ne rend te dites nga maxhoranca ne mungese te perfaqesuesve te opozites ne Konferencen e Kryetareve.