E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi Opozita me molotov dhe puro-pistoleta

Nenkryetari i PD-se Astrit Patozi i cili mori fjalen pas Rucit i quajti nje bande kriminele demonstruesit e 21 janarit duke u shprehur se ata qelluan Kryeministrine. Sipas Patozit opozites vetem tanket u munguan ne bulevard ndersa i ftoi deputetet te zbrasnin xhepat nga molotovet dhe puro-pistoleta.


Fjala e Patozit do dite e me shume ia ka vlejtur per te qartesuar njerezit ne lidhje me 21 janaritn. Por keto dite nuk e ndihmuan PS-ne te kapercente humneren ku e ka hedhur Edi Rama me deshiren e tij per pushtet. Kam menduar se disa prej jush jane ndier keq teksa nje bande kriminelesh qellonin kryeministrine sepse nuk besoj se e gjithe opozita eshte kjo.


Per gati tre jave keqperdoret vdekjen e 4 viktimave dhe argument patet mungesen e tankeve ne bulevard. Nje ish-zyrtar e tha kete. Ndersa Gjinushi tha se grushti i shtetit nuk eshte krim sepse nuk parashikohet ne Kodin Penal. Pse ju nxjerr nga takti permendja e grushtit te shtetit pse u dilni zot atyre qe supozohen si bashkepunetore pse u drodhet nga kerkesa per tabulatet. Nese banditet nuk do te kishin lidhje me Edi Rmaen cfare e pengon ate te dorezoje vete tabulatet e tij.


Komploti eshte teresisht i provueshem. Pergjegjesia e Rames eshte publike para gjate dhe pas 21 janarit. Ai ishte nje sulm mbi paqen dhe sigurine e jetes. Rama eshte pergjegjes per vdekjet per plaget e dhjetera te tjereve per kercenimin e jetes se atyre qe nuk iu bashkuan dhunes per imazhin e Shqiperise. Midis nesh nuk jane viktimat e 21 janarit. Rama kerkon te perfitoje prej vdekjes dhe kjo eshte me e rende se vete vdekja. E ndolli vdekjen qe nje dite para protestes.


Edi Rama ka marre pergjigjen tregimin e deres ne mort. Por asnje tradite nuk vlen per te. Ai kerkonte ta kthente Shqiperine ne nje republike tjeter qe te kishte fytyren e banditeve. Ne vend qe te merrte flamurin e fushates ai sa here ka zgjedhje mendon menyra se si ato te mos zhvillohen si ne 2007-n per certifikata. Me 21 janar fatura ishte shume e madhe po shqiptaret nuk ia kane borxh Edi Rames kete.


Asnje opozite nuk do te arrije kurre te pushteti permes dhunes pavaresisht fytyres qe mund te kete. Rama nuk do te guxoje ta beje me ate qe beri sepse pergjigja do te jete fatale. Ju ftoj te zbrazni xhepat nga molotovet purot-pistoleta dhe te vini ne parlament si deputete.

Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›