Kapiteni amerikan arrin t'u shpëtojë piratëve
Zyrtarët amerikanë thanë se kapiteni i anijes amerikane është liruar pasi u mbajt peng për pesë ditë nga piratët somalezë.
Media amerikane citon zyrtarë të paindentifikuar të zbulimit të thonë se kapiteni Riçard Filips u lirua sot në një operacion shpëtimi të marinës amerikane.Detajet e operacionit nuk janë ende të qarta por zyrtarët thonë se tre nga piratët u vranë dhe i katërti po mbahet nga autoritetet amerikane.
Kapiteni Filips njoftohet të jetë i padëmtuar dhe i sigurtë në një anije të marinës amerikane.
Piratët somalezë e mbajtën peng kapitenin Filips për pesë ditë në një anije të vogël shpëtimi pas përpjekjeve të dështuara prej tyre për të marrë anijen Maersk Alabama të mërkurën.
Anëtarët e ekuipazhit të anijes, tani në Kenia, thanë se kapiteni u shpëtoi atyre jetën duke ofruar veten të mbahej peng. Anija dërgonte ndihma ushqimore për refugjatët afrikanë.