Sinani fut ne terr Besen Teuta mund Shkumbinin

Dy takimet e radhes te vlefshme per javen e gjashte te Superliges Shqiptare edhe pse kane shkaktuar termete ne anen e humbesve kane dhuruar shume pak gola. Keshtu Teuta e Durresit ka pritur ne shtepi Shkumbinin skuadren qe e mundi me rezultatin minimal 1-0 fale nje goli te realizuar nga sulmuesi Mirel Cota. Vendasit kaluan ne epersi qe ne minuten e nente cka do te thote se bregdetaret pothuajse tere lojen e kane pasur ne dizheze. Te rinjte e Teutes te drejtuar nga trajneri Edi Martini jane bere nje pengese e pakapercyeshme per peqinaset te cilet shkuan ne Durres per tri piket. Vendasit mbrojten te paprekur rrjeten e tyre per plot 90-5 minuta loje. Pas kalimit ne epersi te Teutes skuadra peqinase ka pare dendur drejt portes se Rizvanit por nuk ka pasur qartesine e duhur per te finalizuar. Ka rene ne sy loja mjaft e mire ne mbrojtjen e Teutes ku udheheq Sheta duke zmbrapsur sulmet e kundershtarit ku shqetesim kryesor ka qene Arlind Nora. Keshtu Teuta merr dy fitore radhazi ne Niko Dovana nje jave me pare mundi Flamurtarin dhe nje kesaj here ndaj Shkumbinit. Nga ana tjeter zhgenjimi per peqinaset mbetet i madh tri jave pa fituar humbje me Dinamon 1-0 barazim me Besen 2-2 dhe humbje me Teuten 1-0 jane shume pak per nje skuader qe e nisi sezonin si pretendente. Po dje ne Kavaje Sinani i ka habitur vendasit teksa ka shenuar nje gol ne minuten e 82-te duke shpetuar keshtu Vllaznine e tij ne momentin me kritik te saj. Me golin e realizuar shkodrani i ka shpetuar edhe vendin ne pankinen kuqeblu trajnerit Radonjic qe deri dje e kishte aktivizuar si zevendesues goleadorin e mirenjohur ndersa ne Kavaje u detyrua ta aktivizonte nga fillimi. Keshtu Sinani ua ka shperblyer te gjitheve besimin por i ka dhene edhe leksionin e duhur trajnerit malazez qe sduhet te vijoje pa fund me eksperimentet e veta. Nje reagim teper domethenes ky per kuqeblute qe jane ngritur mbi rrenojat e asaj humbjeje shokuese ne Loro Borici javen e shkuar teksa u mposhten nga Dinamoja kampione me rezultatin e thelle 4-0 3 golat e pare u shenuan brenda 9 minutave te fillimit te lojes. Zhgenjim per Besen qe nuk po di te dale te fitorja ne kete kampionat pavaresisht se ka nderruar edhe trajnerin iku Shpetim Duro pas javes se 4-t. Nese javen e shkuar trajneri Perparim Daiu debutoi me nje rezultat te kenaqshem 2-2 ne Peqin kesaj here ka provuar shijen e hidhur te humbjes brenda ne shtepi shije te cilen e kane shijuar edhe tifozet kavajas te rikthyer ne shkallet e stadiumit te tyre pas atij pezullimi 4-javor fale shlyerjes se denimit me para te derdhura ne arken e FSHF-se nga presidenti Bizhdili. Nje fillim kampionati i veshtire dhe mjaft problematik per verdhezinjte qe ishin teper te suksesshem edicionin e shkuar si nenkampione te vendit dhe fitues te Kupes se Shqiperise. Gjithsesi meritat shkojne ne anen e kuqebluve qe jo vetem jane mbrojtur mire ne Kavaje por kane ditur edhe te godasin me ane te sulmuesit te vet te mirenjohurit Vioresin Sinani. Kujtojme se verdhezinjte kane luajtur pjesen e dyte me nje lojtar me pak pasi gjyqtari Enea Jorgji brenda pak minutash i ka treguar dy here kartonin e verdhe per pasoje edhe te kuqin sulmuesit kryesor te Beses Cikalleshi kur ishte minuta e 40-te. Perfundimisht Vllaznia fiton ne nje transferte te veshtire por duhet te tregoje vazhdimesi pozitive ndersa Besa vijon te vuaje pa e gjetur akoma fitoren e pare ne kete kampionat pas 6 javesh te luajtura.