E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, Aldo Bumçi: Tëdigjen fletët e votimittë zgjedhjeve 2009

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i bëri dje thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të djegë fletët e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. Në një prononcim për mediat, Bumçi tha se KQZ-ja duhet të zbatojë ligjin, duke iu referuar nenit 178 të Kodit Elektoral.

“Ky nen flet qartë për djegien e fletëve të votimit dhe KQZ-së nuk i mbetet gjë tjetër veçse të zbatojë ligjin që në mbledhjen e parë pas dekretit të datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës”, është shprehur ligjvënësi demokrat, citon Gazeta Shqiptare.

Sipas tij qëndrimet e institucioneve ndërkombëtare janë të qarta mbi këtë çështje. Madje ai solli në vëmendje edhe deklaratën e bërë para Senatit amerikan, nga ambasadori i sapo zgjedhur i SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu. “Qëndrimi i SHBA-së, shprehur sëfundmi nga ambasadori i ri amerikan është që rezultati i zgjedhjeve përfaqëson vullnetin e popullit. Zgjedhjet e 28 qershorit tashmë janë një kapitull i mbyllur. Të gjithë palët tani të shohin nga zgjedhjet lokale. Ky është kapitulli i ri”, u shpreh Bumçi. Sipas tij, Partia Socialiste anashkaloi të gjitha zgjidhjet ligjore për ngërçin politik në vend duke treguar një mungesë të madhe vullneti për arritjen e konsensusit.

Bumçi vuri gjithashtu në dukje se opozita gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka konsumuar instrumentat ligjor që do t’i hapnin rrugë shqyrtimit të pretendimeve të saj për parregullistë e zgjedhjeve parlamentare. Ndaj dhe për deputetin demokrat, kjo s’është veçse strategjia e kryetarit të PS-së, Edi Rama për të shmangur vëmendjen nga zgjedhjet lokale të 2011, sikundër
sipas tij ai ka shmangur ballafaqimin publik për problemet në Bashkinë e Tiranës.

Edhe ish kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, çlirim Gjata ka deklaruar pak ditë më parë se destinacioni i vetëm ligjor i fletëve të votimit të 28 qershorit, në rast se kutitë do të hapen, është djegia e tyre.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›