E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, prodhuesitrrisin çmimine bukës dhe ujit

TIRANE- Tregtarët e bukës dhe të ujit të pijshëm rrisin çmimet e këtyre produkteve jetike. Që nga fillimi i kësaj jave që po lëmë pas, disa njësi të tregtimit të bukës e kanë rritur çmimin me 10 lekë të reja. E njëjta ka ndodhur edhe me ujin e pijshëm, ku çmimi i një bidoni 7 litrash ka pësuar një rritje prej 10 lekësh të reja, konstaton sot "Gazeta Shqiptare".

Prodhuesit e këtyre produkteve konsumi të përditshëm, deklarojnë se çmimet i kanë rritur pasi është rritur çmimi i miellit dhe i plastmasit.

Prodhuesit e bukës paralajmërojnë për rritje çmimesh edhe gjatë muajve në vijim, pasi stina e sivjetshme nuk ka qenë e mbarë në prodhime. Ndërsa prodhuesit e ujit shprehen se nuk do të ketë më rritje të çmimit për këtë produkt, të paktën për këtë vit.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›