E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD: Basha s’ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj drejtuesve të UÇK-së

 Partia Demokratike deklaroi sot se “në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së”.
Në një deklaratë për shtyp PD, thekson se “ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, Williamson. Deklaratat e rreme të orkestruara nga Edi Rama nuk dëmtojnë aspak Lulzim Bashën. Ato shkojnë kundër interesit kombëtar, duke dëmtuar imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë”.
PD shprehet se “sa herë është para humbjes së zgjedhjeve, Edi Rama zbaton të njëjtin skenar shpifjesh kundër Lulzim Bashës. E bëri atë në 2005-ën, në 2011-ën dhe po riciklon sërish skenaret e denja për Sigurimin e Shtetit”.
“Të tillë skenarë imagjinarë kundër Lulzim Bashës do të dëgjoni pa ndërprerje deri në 25 Prill! Rama nuk ka asnjë alternativë dhe nuk ka me çfarë ta mbulojë tjetër dështimin e 8 vitëve në pushtet. Përbuzeni Edi Ramën dhe mercenarët e tij”, thotë PD-ja.
Partia Demokratike shprehet se “përbuz me neveri maskaradën e orkestruar nga Edi Rama dhe Top Channel kundër kreut të opozitës Lulzim Basha”.
“Deklaratat e fabrikuara janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas inceneratorëve” vlerësohet në deklaratën e PD-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›