PD: Hetim Rames, per lidhje me krimin Rozeta Rapushi
Partia Demokratike, i beri dje apel organeve te drejtesise, qe te nisin hetimin e lidhjeve te Kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, me kontingjentet e krimit. Duke marre shkas nga ngjarja e ndodhur dy dite me pare, ku ne qytetin e Lezhes, u zbulua nje arsenal me eksploziv, bomba dhe arme qe mbanin persiper logon e PS-se, selia blu kerkoi nisjen e hetimeve te lidhjes se Rames me kontigjentet kriminale. “I kerkojme organeve kompetente, te hetojne lidhjet e Rames me kontigjentet kriminale. Ka dy dite qe po jepen pamjet e nje depoje armatimi te mbushur me arme te te gjitha llojeve dhe sasi te medha eksplozivi, si dhe flamuj te Partise Socialiste, postera te mitingjeve te fundit, portrete te Edi Rames”, akuzoi zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli. Sipas saj, kjo depo i perkiste nje trafikanti armesh dhe banditi ne kerkim, Arben Simoni, nje nga eksponentet kryesore sipas saj, ne protestat e Partise Socialiste. Mehilli denoncoi edhe heshtjen e Rames, perballe nje ngjarje te tille, qe sipas selise blu, verteton lidhjet e ngushta te Rames me trafikantin si dhe tregojne se me siguri ata ndajne edhe te ardhurat e trafikut kriminal. “Theksojme ketu, se vetem tre jave me pare, u arrestua njeri prej eksponenteve te mitingjeve te Rames dhe anetare kryesore i bandes se “Zani Caushit”. Partia Demokratike, denoncon heshtjen e zotit Rama per veprat e bashkepunetoreve te tij, si deshmi e implikimit direkt te Rames ne veprimtarine e tyre kriminale, si dhe ju kerkon organeve kompetente, te hetojne lidhjet e zotit Rama me keta kriminele”, vijoi Mehilli. Reagimi i Partise Demokratike, erdhi menjehere pas arrestimit te Arben Simonit, person me precedente penale, te cilit ju gjet nje arsenal me eksploziv ne oborrin e shtepise. Gjate marrjes ne pyetje nga policia, Simoni tha, se nuk kishte dijeni per arsenalin e armatimit dhe eksplozivit. Nderkohe qe policia tha se 40-vjecari eshte person me precedente penale. Gjate keqyrjes qe kane bere ekspertet mbi arsenalin e sekuestruar, jane vene re mbishkrime me germa kapitale, ku dallohej logoja “PS”. Nje pjese e armatimeve kane qene te cmontuara dhe te fshehura mire. Dosja i ka kaluar prokurorise per “mbajtje pa leje te armatimeve, municioneve dhe lendeve plasese”.
40-Vjecari, Arben Simoni, eksploziv me logon e PS-se
Lezhe- Vetem dy dite me pare, policia zbuloi ne Lezhe nje arsenal me eksploziv, bomba dhe arme qe mbanin persiper logon e PS-se. Policia arrestoi menjehere 40-vjecarin Arben Simoni, i cili ka qene i arrestuar edhe me 31 maj te ketij viti ne Tirane, pasi sulmoi dhunshem nje shofer ne bulevard gjate protestes se Partise Socialiste, qe behej ne mbeshtetje te grevisteve. Simoni ka qene pjese e grupit te simpatizanteve te PS-se, ndersa u procedua per “rrahje” dhe “kanosje”. Burime zyrtare te policise se Lezhes, konfirmuan se finalizuan rreth ores 20:00 te mbremjes se merkures, operacionin e koduar “Arsenali”. Zbulimi, u be fale informacioneve te marra ne rruge operative, se ne banesen e 40-vjecarit, ishin te fshehura armatim dhe municion. Arsenali ka qene i fshehur ne nje grope te thelle te hapur ne oborrin e shtepise ne lagjen “Sheher” te qytetit. Gjate aksionit Simoni nuk ka bere asnje rezistence, ndersa policia shoqeroi te gjithe familjaret.