E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Dialog politik, zgjedhjet do te zhvillohen ne pranvere

Presidenti Bamir Topi, deklaroi dje se zgjedhjet e ardhshme per pushtetin lokal do te zhvillohen ne pranvere, ashtu sic e percakton edhe ligji. Kohe kur ai shpreson se situata politike do te jete normalizuar. Pa dhene nje date te sakte, kreu i shtetit dha mesazhe te qarta per politiken nga Thethi, ku ishte i pranishem ne konferencen “Zhvillimi Ekonomik i Qendrueshem – Paqe Sociale”. “Une shikoj qe forcat politike, kane nje tendence per te bashkepunuar pertej debatit. Ky vend, ka nevoje t’i respektoje standardet politike, ne te gjitha pozicionet e mundshme, qofte nga mazhoranca, qofte nga opozita te bashkepunojne, te mos mbajne qendrime unilaterale, sepse ne fund fare, jane njerezit, eshte populli, ai qe i shikon, ai qe i vrojton dhe ai i qe e peson”, tha kreu i shtetit. Nga ana tjeter, ai vleresoi transparencen ne procesin e zgjedhjes se anetareve per Gjykaten e Larte si dhe Kuvendin per vendimet qe merr, qofshin keto edhe ne rrezim te kandidateve te propozuar prej tij.
Zoti Topi, Parlamenti, ne menyre te perseritur rrezoi nje nga dekretet tuaja. Dhe te njejtin fat pritet te kete dhe dekreti tjeter, te pakten per aq sa eshte bere publike ne komisionin e ligjeve. Ju a keni nje koment per kete?
Une e kam thene dhe here tjeter, qe nuk deshiroj te bej komentet per kompetenca qe nuk jane te Presidentit. Pra, eshte nje kompetence e institucionit te Kuvendit. Ia njoh plotesisht autoritetin per ate cka i njeh ligji dhe Kushtetuta. Do te thoja, qe eshte nje moment per te cilin une do te doja ta pergezoj. Dua te pergezoj, qe eshte rritur ndjeshmeria per te permiresuar metodologjine e degjimit, te transparences se kandidaturave dhe te vleresimit. Dhe ne saj te permiresimit te kesaj metodologjie, eshte bere e mundur qe dy kandidaturat, te cilat ishin rrezuar dy vite me pare, te rivleresohen nga Kuvendi dhe te marrin voten e tij. Pra, ky eshte nje moment qe une si President i risjell Kuvendit dy kandidatura qe i kam paraqitur nje here dhe ato miratohen. E dyta, qe eshte nje element shume i rendesishem, ne duhet te marrim shembull si institucione nga njeri-tjetri. Ne rast se Kuvendi me te drejte, ka rritur rigorozitetin ne kontrollin e kandidaturave, kjo vlen dhe per institucionin e Presidentit, qe duhet ta permiresoje, te vendose kritere shume me rigoroze per te gjitha kandidaturat dhe propozimet qe vijne nga pushtetet e tjera. Pra, kjo eshte historia e pushteteve ne nje vend demokratik, “check and balance”, shikojne njeri-tjetrin, kontrollojne njeri-tjetrin dhe punojne per demokracine.
Opozita i eshte rikthyer serish marredhenies se kushtezuar me Parlamentin. Ju keni ndonje koment per kete?
Une i kam bere te gjitha komentet e mia si President i Republikes. Asnjehere nuk kam dashur te nderhyj ne opsionet politike te partive politike. Eshte e drejta dhe pergjegjesia e tyre. Por ate qe kam thene gjithmone, eshte qe ky vend ka nevoje t’i respektoje standardet politike, ne te gjitha pozicionet e mundshme, qofte nga mazhoranca, qofte nga opozita te bashkepunojne, te mos mbajne qendrime unilaterale, sepse ne fund fare jane njerezit, eshte populli ai qe i shikon, ai qe i vrojton dhe ai i qe e peson. Ne kuptimin e vertete te fjales, nese partite politike bashkepunojne, shoqeria eshte me e qete, problemet jane me te zgjidhshme dhe ai qe, meqenese jemi ne klimen e Kampionatit Boteror te Futbollit, nuk besoj qe ju shikoni lojtare te standardit boterore qe luajne me nje kembe. Pra, duhet te luash me te dyja kembet, qe te kesh shanse per te shenuar.
Zoti Topi, po afrohen zgjedhjet lokale, por me pare duhet dekretuar data e zgjedhjeve dhe duhen bere pergatitjet e nevojshme per to. Ju a do te ndermerrni ndonje mase te metejshme per rinisjen e dialogut mes dy forcave politike?
Une shikoj qe forcat politike, kane nje tendence per te bashkepunuar pertej debatit. Ajo qe i takon Presidentit eshte qe, duke ndjekur me rigorozitet detyrimet kushtetuese dhe te drejtat kushtetuese, te shpalle daten e zgjedhjeve administrative, apo zgjedhjeve vendore ne momentin kur ai ka detyrimin per ta bere. E une besoj qe kjo eshte projektuar ne pranveren e vitit qe vjen.
A pritet edhe zgjidhja e krizes?
Tani, Presidenti nuk eshte dipendent nga krizat e te tjereve. Presidenti vendos mbi bazen e nje dokumenti te cilin po nuk e zbatoi, penalizohet dhe kjo eshte Kushtetuta.
Pak me tej eshte kulla e ngujimit, plaga e se ciles ende nuk eshte sheruar plotesisht. Cili do te ishte mesazhi juaj per te gjithe ata qe kercenohen nga kjo plage?
Ajo kulle kurrsesi nuk duhet te lihet qe te prishet, por vetem per te mbetur nje relikte e koheve te shkuara, sepse ky takim qe ne po bejme sot dhe fryma moderne e projektimit te kesaj zone, eshte pikerisht per t’iu shkeputur ne menyre definitive fenomenit te gjakmarrjes, sepse duke shkuar ne Evrope, detyrimisht qe duhet t’i leme ca gjera qe nuk jane ne standardet evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›