QKL Shtohen bizneset qe hapin aktivitete te reja ne vend

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Licencimit, për 6 muajt e parë të këtij viti janë dhënë 220 licenca më shumë se një vit më parë.
Drejtuesi i këtij institucioni informon se lejet më të shumta që jepen janë ato mjedisore si dhe licencat në fushën e shëndetësisë.
Dhënia e licencave për hapjen e një biznesi të ri, është renditur gjithmonë në krye të listës së vlerësimeve për klimën e biznesit në Shqipëri.
Procedura të thjeshta, sipas formës ‘one stop shop’ dhe që mundësojnë hyrjen e shpejtë të një biznesi në treg, kanë joshur jo pak investitorë të huaj.
Kreu i Qendrës Kombëtare të Licencimit, e cila është në funksion që prej vitit 2009, tregon për “ABC News”, se bizneset që janë lejuar të fillojnë aktivitetin kanë ardhur gjithmonë, duke u rritur.
Sipas zotit Palushaj, numrin më të madh e dhënien e licencave e zënë ato për aktivitete shëndetësore, siç janë farmacitë apo shërbime të tjera si dhe lejet mjedisore.
Sipas të dhënave, të Qendrës Kombëtare të Licencimit nga janari i këtij viti deri në qershor, numërohen plot 2571 licenca të dhëna.
Ndërkohë, në të njëjtën periudhë të një viti më parë, llogariten 2351 licenca të lejuara nga QKL.
Numri më i madh i lejeve të dhëna nga QKL është për ato mjedisore, me një total prej 393 lejesh aktive dhe më pas, vijnë licencat për farmacitë.