PD: Jeta e Lirak Bejkos, një dramë me disa akte, e përfunduar nga Rama
Dramë me shumë akte e ka quajtur zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi, jetën e Lirak Bejkos. Sipas saj, kësaj drame i dha fund pikërisht Edi Rama.
“Shprehim ngushëllimet tona për familjen e Lirak Bejkos e na vjen keq për këtë humbje. Dënojmë gjithashtu përdorimin politik të këtyre ish-disidentëve. I thamë Edi Ramës se jeta e Lirak Bejkos ishte një dramë me disa akte, e përfunduar nga vetë Rama. Partia Socialiste e përdori gjendjen psikologjike të Bejkos për qëllime politike,” i tha SETimes Silvi Bardhi.
Por, disidentët do të vazhdojnë luftën e tyre, madje edhe me çmimin e vdekjes, thotë gjergj Ndreca.
“Askush nuk e njihte Lirakun si unë. Ishim bashkë në burg, pastaj jashtë burgut e do të jemi bashkë në vdekje. Eshtë e vështirë të nisësh një luftë, por nuk e di kurrë sesi do të përfundojë ajo, por do të shkojmë deri në fund të kësaj lufte. E gjitha ajo që kërkojmë është drejtësia që na është mohuar për më shumë se 72 vjet,” tha Ndreca.