PD-LSI përfundojnë negociatat
04/08/2009 Dy negociatorët, Meta dhe Berisha, bisedime larg vëmendjen së publikut
Javën e ardhshme startojnë takimet zyrtare mes përfaqësuesve të koalicionit
Përfaqësimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në kabinetin qeveritar është hapi i parë ku do të përqendrohet rikompozimi i ekzekutivit. Kjo është dhe arsyeja për të cilën negociatat për përbërjen e ekzekutivit të ri kanë nisur fillimisht më këtë parti. Në mënyrë informale PD-ja dhe LSI-ja kanë nisur prej kohësh bisedimet mbi këtë çështje, për t’i finalizuar në mënyrë zyrtare javën e ardhshme. Kështu, krerët e këtyre dy partive, të cilët janë mandatuar nga vetë forumet drejtuese, kanë vendosur deri diku pikat kryesore në të cilën do të përqendrohet përfaqësimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverinë e re, ku në bazë të rezultateve zyrtare të garës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit i takon Partisë Demokratike të ketë atributin për ta krijuar atë. Të ndodhur në Jug të vendit, në plazhin jonian, Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i LSI-së Ilir Meta, edhe pse me pushime, kanë preferuar të vijojnë negociatat mbi këtë çështje. Në këtë mënyrë, larg vëmendjes së medies dhe të publikut në përgjithësi, dy drejtuesit e lartë mësohet të kenë rënë në ujdi për postet që do të ketë nën drejtimin e saj Lëvizja Socialiste për Integrim. Me sa duket, janë bisedat jo pak të shkurtra të zhvilluara në plazhet e bukura të rivierës shqiptare ato që pritet të mbyllin negociatat informale mes PD-së dhe LSI-së për postet që kjo e fundit do të ketë në qeverinë e ardhshme, duke filluar nga numri i drejtorëve që do të marrin, zëvendësministrave, për të kaluar pastaj te postet kyçe në kabinetin e ri qeveritar. Burime pranë selisë së LSI-së bënë me dije se sa u takon posteve ministrore lidershipi i kësaj partie i cilëson të mbyllura negociatat për Ministrinë e Shëndetësisë, duke perënduar në këtë mënyrë që në qeverinë e ardhshme një sektor i tillë të drejtohet pikërisht nga përfaqësues të kësaj partie. Ndërkohë, duke dashur deri diku një balancim pushteti, LSI-ja ka të garantuar tashmë dhe postin e zëvendëskryeministrit. Por duke synuar një realizim sa më të plotë të këtij qëllimi, lidershipi i LSI-së ka kërkuar gjatë negociatave informale që në ekzekutivin e ri kjo parti të mund të kryesojë Ministrinë e Jashtme. Mësohet se një kërkesë e tillë gjatë bisedimeve të mos ketë marrë përgjigje pozitive nga ana e Kryeministrit Berisha. Megjithatë, për postin e dytë ministror Lëvizja Socialiste për Integrim i ka përqendruar bisedimet e saj në tre emra ministrish jo pak të rëndësishme për nga ana e funksionit të tyre: Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Transporteve.
Negociatat
Java e ardhshme pritet të jetë dhe afati kur do të startojnë takimet zyrtare mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Në fakt, bisedimet informale kanë nisur prej kohësh, duke shtruar deri diku rrugën që do të ndjekin negociatat mes përfaqësuesve të këtyre dy partive. Burime pranë dy selive, respektivisht PD-së dhe LSI-së, bënë me dije se tashmë janë gati të përfunduara negociatat mes kreut të LSI-së Ilir Meta dhe Kryeministrit, Sali Berisha, duke përcaktuar në këtë mënyrë përfaqësimin e aleatit më të ri në koalicionin qeverisës të kryesuar nga PD-ja.
Zgjedhjet e 28 qershorit
Berisha ftesë Metës për bashkëqeverisje
Shpallja e rezultateve paraprake, nga të cilat PD-ja rezultonte të kishte atributin për krijimin e qeverisë së re, solli dhe ftesën e kësaj të fundit për LSI-në. Ishte kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëkohësisht kryeministër i vendit ai që gjatë një dalje publike ftoi Lëvizjen Socialiste për Integrim të bëhej pjesë e koalicionit të ri qeverisës. “Ftoj publikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim për të krijuar së bashku një qeveri të re, që do të mund ta quanim “Qeveria e integrimit të vendit në Bashkimin Europian”. Sovrani na dhuroi fitoren, por diktoi koalicion. Nga partitë me të cilat programet janë më afër është LSI-ja”, - u shpreh Berisha. Por ndërkohë, duke sqaruar mbi një vendim të tillë, Kryeministri Berisha nënvizoi se “LSI-ja në programin e saj ka si yll polar integrimin e Shqipërisë në BE, ka punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj dhe është një përfaqësuese dinjitoze e spektrit të majtë”. Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili iu përgjigj po publikisht një ftesë të tillë. Sikundër dhe qe deklaruar, përgjigjja e LSI-së ishte pozitive, por vendimin përfundimtar e morën forumet e saj më të larta vendimmarrëse. Një bashkëpunim i tillë solli reagimet më të ashpra të selisë rozë ndaj këtij bashkimi. “Sali Berishën dhe Ilir Metën i bashkon politika e vjetër e dyfytyrësisë, e gënjeshtrës dhe mllefit, e interesave politike dhe ekonomike tërësisht personale e klanore dhe sot janë shëmbëlltyra vetëdemaskuese e një teatri që u luajt për të marrë votat e shqiptarëve, si kundërshtarë të betuar dhe për të krijuar pastaj me këto vota një aleancë të betuar kundër vullnetit dhe interesave të zgjedhësve shqiptarë, kundër ndryshimit të vërtetë, kundër së vërtetës së 28 qershorit dhe kundër Partisë Socialiste”, - qe shprehur Rama.
Reforma zgjedhore, nisin debatet për ndryshime
Vasili: Sistem proporcional kombëtar
“Duhet të biem dakord, s’mendoj se do të ketë zgjidhje të njëanshme”
Partitë e vogla u rikthehen sërish diskutimeve për reformën zgjedhore. Fillimisht ato ndalen te sistemi zgjedhor, duke përjashtuar në mënyrë të prerë aplikimin e sistemit aktual në garat e ardhshme elektorale. Më konkrete është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila, duke qenë një nga partitë përfaqësuese në qeveri, ka kushtëzuar një bashkëpunim të tillë pikërisht me reformën zgjedhore. Por dhe Demokracia Sociale dhe Aleanca Demokratike janë në koherencë me qëndrimet mbi këtë çështje. Në këtë mënyrë, sipas eksponentëve të LSI-së, një sistem proporcional kombëtar me një prag ndoshta 2% do të ishte zgjidhja më e mirë.
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili gjatë një prononcimi për shtyp bëri me dije se “duhet të bëjmë një kod që të pasqyrojë atë që shqiptarët votojnë, pasi nuk u imponojmë dot shqiptarët të votojnë me formula të pavërteta”. Ndërkohë gjatë fjalës së tij Vasali kaloi në propozime konkrete. “Në qoftë se shqiptarët mendojnë se një parti duhet të ketë këtë peshë në Parlament, ai duhet të jetë. Mendoj se një nga sistemet që mund të kishte qenë fare realist mund të kishte qenë sistemi proporcional kombëtar, me një prag sa më të ulët. Në sensin që të tërë ata që kanë një përfaqësi votash dhe nuk përfaqësohen në Parlament të përfaqësohen në Parlament. Nuk kemi pse mijëra vota të rezultojnë pa vlerë, sepse formulat i nxjerrin ato jashtë vlere. Të gjithë bashkë duhet të biem dakord, nuk mendoj se do të ketë zgjidhje të njëanshme. Dhe sa më parë të perfeksionojmë mekanizmin, të kemi komisionerë të trajnuar, të kemi një mekanizëm administrimi sa më perfekt. Zgjidhjet e sekondës së fundit ju i patë se çfarë prodhuan”, - u shpreh Vasili. Ndërsa sipas kreut të PDS-së, Paskal Milo, ky kod duhet të hartohet në bazë të interesave politike dhe kombëtare të vendit dhe jo për interesa të çastit. Në gjykimin e tij, meqenëse opozita është hartuesja e Kodit Zgjedhor, ajo duhet të jetë patjetër pjesë e vendimmarrjes për rishikimin e këtij të fundit. Për kryetarin e PAD-së Neritan Ceka ajo që duhet të ndryshojë ka të bëjë me sistemin, mënyrën e numërimit të votave dhe përbërjen e KZAZ-ve, madje dhe KQZ-së . Megjithatë, sipas përfaqësuesve të këtyre partive PS-ja duhet të jetë pjesë e këtyre ndryshimeve, pasi ishte vetë ajo që u penalizma nga një sistem i tillë.
Deklarimet e pasurive
Balla: Pushteti i Berishës me para dhe vota të vjedhura
Deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë kanë sjellë dhe reagimin e ashpër të Partisë Socialiste. Ishte deputeti socialist Taulant Balla ai që nuk kurseu gjuhën kritike dhe akuzuese ndaj përfaqësuesve të ekzekutivit dhe familjarëve të tyre sa u takon këtyre deklarimeve. “Sali Berisha dhe shpura e tij kanë shtuar pasuritë e tyre marramendëse, ndërsa lëvizjet financiare nga llogaritë e majmura të familjarëve dhe të oborrit të tij e kalojnë disa fish buxhetin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet shqiptare të marra së bashku”, - u shpreh Balla gjatë një deklarate për shtyp. Sipas tij, ajo që i karakterizon të gjithë këta hajdutë është fakti se superpasuritë janë të regjistruara në emër të fëmijëve dhe bashkëshorteve. “Kryeministri ka për bir ndërmjetësuesin, apo siç thuhet në gjuhën e përditshme, sekserin më të pasur në Shqipëri. Ky ka deklaruar se shumat e mëdha që ka në llogaritë e tij i ka fituar falë ndërmjetësimeve. Në vitin 2008, duke punuar si sekser, ai thotë se ka fituar 82882 euro.
Bashkëshortja e zëvendëskryeministrit është e vetmja grua që merr gjashtë rroga duke ndenjur në shtëpi. Kjo bandë, që mundohet të mbajë pushtetin me para dhe vota të vjedhura, nuk e mori mandatin për të riqeverisur. PS-ja së bashku me të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi do t’ia shkurtojë me çdo mjet demokratik ditët këtij pushteti ilegjitim, që pasurohet në kurriz të varfërisë së shqiptarëve”, - deklaroi Balla.