Strehimi, cilët përfitojnë kredi pa interes
04/08/2009 Personat përfitues duhet të kenë statusin e të pastrehut bazuar në certifikatat e gjendjes civile vitit 1992
Shehu: Masa e përfitimit të kredisë varet nga përbërja familjare dhe rrethi përkatës
Rreth 5 mijë të pastrehë mund të aplikojnë pranë zyrave rajonale të Entit të Banesave për të përfituar kredi me normë interesi 0 për qind. Një udhëzim i ditëve të fundit, i botuar në Fletoren zyrtare, eliminon koston e kredisë për të pastrehët, që për kategoritë e tjera ka qenë 3 për qind. Ka qenë zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu që ka saktësuar se cilët përfitojnë nga kjo skemë.
Përfituesit
Procesi ka filluar tashmë. “Me këtë ndryshim të gjithë personat që kanë fituar këtë të drejtë këtë vit, përfitojnë kredi me interes 0 për qind. Ata që kanë statusin e të pastrehut të vërtetuar nga këshillat bashkiake paraqiten në Entin Kombëtar të Banesave, i cili i çon këto lista në bankën që ka fituar të drejtën e trajtimit të të pastrehëve. Prioritet do të ketë ata që janë në shtëpitë e ish-pronarëve”, - shprehet Shehu. Shuma e kredisë varijon në bazë të numrit të pjesëtarëve që ka familja e të pastrehëve dhe qytetit ku do të blihet banesa. “Personat përfitues duhet të kenë statusin e të pastrehut bazuar në certifikatat e gjendjes civile vitit 1992, ndërsa masa e përfitimit varet nga përbërja familjare dhe rrethit”, - theksoi Shehu. Kështu, qyteti i Tiranës e ka masën e përftimit nga 2,7 milionë lekë deri në 5,2 milionë lekë. Ka një rregull tjetër të vendosur, sipas të cilit kredi jepet deri në masën 80 për qind të vlerës së banesës që do të blihet. Qeveria ka vënë një fond prej 300 milionë lekësh në dispozicion të kësaj skeme nga Buxheti i Shtetit për vitin 2009. Skema prek edhe ata persona që kanë përfituar kredi për banesa me interes 3 për qind, duke i çuar në zero këto interesa, por duke mundësuar edhe rimbursimin e pagesave të kryera deri tani. Komisioni i vlerësimit pranë MPPTT-së ka përzgjedhur Bankën Kombëtare Tregtare për menaxhimin e projektit të kredisë së strehimit.
Dokumentacioni
Këto familje duhet të ndjekin procedurën e mëposhtme që të përfitojnë nga këto programe. Për efekt të përfitimit të subvencionit, familjet e pastreha dhe që nuk janë verifikuar në terren nga EKB-ja paraqiten pranë zyrave rajonale të EKB-së për rifreskimin e dokumentacionit. Mes të tjerave kërkohet vërtetim negativ nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes nuk figuron pronë e regjistruar ose në proces regjistrimi, dokumenti i lëshuar nga këshilli bashkiak për dhënien e statusit, certifikatën e gjendjes familjare të datës 31 dhjetor 1992, adresën e banesës ose/dhe emrin e pronarit të banesës. “Zyrat rajonale të Entit Kombëtar të Banesave shpallin listat në vende të dukshme dhe çdo individ që pretendon se nuk figuron në lista mund të paraqitet me dokumentacionin përkatës pranë zyrave rajonale të EKB-së për verifikim. Listat e familjeve të të pastrehëve, të cilat janë miratuar me vendime të këshillave bashkiake dhe i janë dërguar Entit Kombëtar të Banesave, i dërgohen nga ky i fundit bankës me të cilën është nënshkruar marrëveshja”, - thekson udhëzimi.
Kreditimi
Për çdo qytet kufiri maksimal i kreditimit që mbulohet nga faza e parë e projektit sipas strukturës së familjes, jepet në tabelën bashkëlidhur. Pas kësaj fjalie të pikës 11 të udhëzimit nr. 6257, datë 2.09.2008, shtohen fjalitë më këtë përmbajtje: “Kufiri maksimal i kreditimit në këtë tabelë llogaritet sa 80 për qind e vlerës së apartamentit të blerë në treg. Për qytetet e tjera që nuk përfshihen në tabelë, vlera maksimale e kredisë përcaktohet nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit rast pas rasti, sipas të dhënave zyrtare mbi çmimin e shitblerjes së apartamenteve në treg dhe i njoftohet bankës me të cilën është lidhur marrëveshja e bashkëpunimit.” Në rast se familja kërkon të kreditohet për një vlerë më të madhe, diferenca e kredisë paguhet me interesin e bankës. Niveli minimal i të ardhurave mujore të familjes është indikativ dhe është në vartësi të shumës së kredisë dhe kushteve specifike me të cilën negociohet me bankën.
Apartamentet
Çmimi i blerjes së apartamentit në tregun e lirë është në vartësi të strukturës dhe sipërfaqeve korresponduese të apartamentit që do të gjejë familja në treg. Në rastin kur familja gjen një apartament me një strukturë më të vogël nga ajo që i takon, vlera korresponduese e kredisë i referohet vlerës faktike të apartamentit që gjen familja. Kështu, nëse apartamenti që ajo ka gjetur në treg vlerësohet 3 500 000 lekë, ajo përfiton një kredi në masën prej 2 250 000 lekë. Mundësitë e saj janë që të vërë në hipotekë apartamentin dhe të përfitojë një kredi prej 2 250 000 lekë, ose të vërë në hipotekë një pasuri tjetër (p.sh. apartamentin e prindërve) më të lartë dhe të përfitojë një kredi në masën prej 3 000 000 lekë. Kjo familje nuk mund të pretendojë për një kredi në masën që do t’i takonte sikur të blinte një apartament me strukturë 2+1.
Listat
Listat përmbajnë emrin e kryefamiljarit dhe strukturën e familjes, sipas certifikatës familjare të muajit dhjetor 1992 dhe strukturën e apartamentit që përfiton. “Bazuar në numrin e kontratave të kreditimit që mund të lidhen nga banka, kjo e fundit njofton radhën e paraqitjes pranë zyrave për lidhjen e kontratave, sipas renditjes të listave të dërguara nga EKB-ja”, - thuhet në udhëzim. Gjithsesi, lista e familjeve e miratuar me vendim të këshillit bashkiak, brenda kuotave që përcakton çdo vit MPPTT, bazuar në buxhetin vjetor, nuk është e nevojshme t’i dërgohet bankës me të cilën është nënshkruar marrëveshja me Ministrinë e Financave dhe atë të Punëve Publike apo Entit të Banesave, pasi me këtë udhëzim përcaktohet që kjo procedurë nuk ndiqet në rastin e familjeve që jetojnë si qiramarrës në banesa pronë e subjekteve të shpronësuara.
Vlera
Nëse familja gjen një apartament me vlerë më të vogël nga kufiri maksimal i përcaktuar për vlerën e banesës, edhe niveli minimal i të ardhurave do të ulet. Me anën e udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe asaj të Punëve Publike, nënshkruar me Bankën Tregtare përkatëse ndër kriteret minimale që duhet të plotësojë aplikanti është që masa e subvencionit nuk mund të jetë më e madhe se vlera e banesës. Gjithashtu përfituesi duhet të jetë i klasifikuar në listat e përfituesve, duhet të plotësojë kushtet dhe kriteret e bankës së përzgjedhur për këtë lloj kreditimi, si dhe duhet të ketë të ardhura mesatare minimumi 8 mijë lekë për person në muaj. Gjithashtu, nëse do të vendoset dhënia e kredisë, kësti që duhet të paguajnë personat nuk duhet të kalojë 30 për qind të totalit të të ardhurave.