Sikur të vdekurit të dëgjonin…
04/08/2009 Për të arti është terapi dhe përmes dramës përpiqet të trajtojë tragjedinë e shqiptarëve. Megjithatë, për Gëzim Alpion nuk ka sesi ajo që ndodh me shqiptarët të jetë vetëm e tyre. “Tragjedia jonë është pjesë e pandarë e tragjedisë njerëzore, që kalon kufijtë tokësor, etnik, fetar dhe kohor. Në këtë kuptim, qëllimi im nuk ka qenë thjesht të shkruaj një dramë shqiptare, por të përdor karakteristika shqiptare për të trajtuar një dramë me temë mbarënjerëzore”, - do të komentonte vetë autori, shkrimtari dhe akademiku Alpion pas premierës së “Sikur të vdekurit të dëgjonin” në shkurt 2006 në Angli. Tani ai “do të rrëfejë” edhe për vetë publikun shqiptar në Shqipëri.
Për herë të parë “Sikur të vdekurit të dëgjonin” do të shfaqet më 14 gusht në Tiranë me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.
Në qendër të dramës, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Londër në vitin 2001, janë Leka, një azilant politik nga Kosova, dhe Alma, një studiuese nga Tirana. Drama shtjellon disa tema delikate. “Unë do t’ia lë kritikës shqiptare të zbërthejë simbolikën e fundit tragjik të personazheve. Unë nuk shkruaj për ta argëtuar publikun, por për ta shqetësuar atë…Në shtypin shqiptar është komentuar se Leka është harbut. Leka është një personazh i komplikuar. Ai është një ‘kloun’, një personazh tragjikomik, një njohës i mirë i mentalitetit shqiptar dhe anglez, një zotërues i mirë i gjuhës angleze, por fatkeqësisht edhe një forcë vetëshkatërruese, një viktimë, por edhe një shkelës ligji. Leka është çdonjëri. Atij mund t’i vihen shumë epitete, por ai nuk është kurrë harbut. Alma gjithashtu është një personazh kompleks. Ajo është ambicioze, por edhe inferiore ndaj anglezëve. Leka dhe Alma plotësojnë njëri-tjetrin”, - vëren dr. Alpion.
Drama “Sikur të vdekurit të dëgjonin” është një ripunim i dramës “Tollonat” (“Vouchers”), që u botua në Angli në vitin 2001. Për herë të parë “Tollonat” u vu në skenë me regji të dramaturges serbe dr. Duška Radosavljevic në Festivalin e Teatrit Bashkëkohor Evropian në Hudersfield të Anglisë në mars 2002. Në rolet kryesore ishin dy aktorë, anglez dhe jordanez. Sponsorizuar nga Këshilli i Arteve të Anglisë (Arts Council England) dhe me regji të Marcus Fernando, “Sikur të vdekurit të dëgjonin” pati premierën në Angli në shkurt 2006 nga trupa teatrale “Dreamscape” në teatrin “MAC” në Birmingem. Suksesi i shfaqjeve u asqyrua gjerë në mediet britanike dhe ballkanike (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi). Kritikët dhe spektatorët vlerësuan veçanërisht interpretimin e aktorit të njohur anglez Riçard Atle (nipi i ish-kryeministri britanik Klement Atle) në rolin e azilantit politik nga Kosova, Leka Trimi.
Pas suksesit të shfaqjeve në Angli, Alpion dhe regjisori Fernando morën ftesa nga Teatri Kombëtar në Tiranë dhe Teatri Kombëtar i Kosovës. Regjisorë dhe dashamirës të artit dramatik në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci po ashtu u interesuan që “Dreamscape” të bëjë një turne në këto tri vende. Në mars 2008, po me sponsorizimin e Këshillit të Arteve të Anglisë, kompania e teatrit “Dreamscape” shfaqi me sukses dramën në dy qytete angleze: në Birmingem (në teatrin “MAC”) dhe në Wolverhampton (në teatrin “Arena”). Në rolin e Lekës këtë radhë ishte aktori i talentuar anglez Andrew Cullum, i cili ka marrë pjesë në dramën seriale televizive angleze “East Enders”.
“Sikur të vdekurit të dëgjonin” u botua nga “Globic Press” në SHBA në vitin 2008.
Drama do të shfaqet në Tiranë e filmuar. Pas shfaqjes së premierës dr. Alpion do të zhvillojë bisedën me temë “Identiteti kombëtar shqiptar: Kohezion në individualizëm dhe fragmentim”, ku do të shtjelloj pse në “Tollonat” dhe “Sikur të vdekurit të dëgjonin” përqendrohet në trajtimin e refugjatëve dhe azilantëve shqiptarë në Perëndim si dhe në raportet që bashkatdhetarët vendosin me njëri-tjetrin në mërgim. Alpion do të përqendrohet kryesisht në kompleksin e inferioritetit, që vihet re te disa shqiptarë në Perëndim dhe do të argumentojë se drama është një art i fuqishëm dhe mjet efikas për të trajtuar aspekte të rëndësishme dhe tabu që kanë të bëjnë me identitetin tonë kombëtar. Sipas Alpion, arti dhe artistët mund dhe duhet të kontribuojnë më shumë për të sjellë më pranë njëri-tjetrit popujt e Ballkanit, dhe kjo bëhet më mirë kur gjejmë dhe vlerësojmë vlera të përbashkëta.
Vlerësime
“Fatmirësisht ‘Sikur të vdekurit të dëgjonin’ është e çliruar nga vargonjtë e komercializmit; asaj i japin jetë idetë, personazhet dhe tensioni dramatik. Kjo dramë përbën një sfidë si për aktorët, ashtu edhe për regjisorët.”
Marcos Fernando, regjisori i dramës “Sikur të vdekurit të dëgjonin” në Angli në vitet 2006 dhe 2008
“Në këtë dramë dr. Alpion më tepër u drejtohet ‘të vdekurve të gjallë’, të cilët ende nuk i kuptojnë dhe nuk përmbushin detyrimet që kanë ndaj njerëzve të pambrojtur.”
Profesor Gaston Roberge, Indi
“Tollonat” dhe “Sikur të vdekurit të dëgjonin” e afirmojnë Gëzim Alpion si themelues i dramës moderne shqiptare.”
Thanas Jorgji-Pilafas, Gjermani
“Kjo është një dramë e fuqishme e shkruar me plotë besim, gjë që dëshmon se shkrimtari ka një ndjesi të fuqishme teatri dhe aftësinë për të gërshetuar dialogun eksploziv me një vlerësim sensitiv të dilemave që hasin ‘të përjashtuarit’ socialpolitik”.
Profesor J. T Boulton, anëtar i Akademisë Britanike
“Dr. Alpion nuk ka frikë të trajtoj temën sensitive të azilantëve në Britani në dramën e tij të fuqishme ‘Tollonat’”.
Tony Collins, “The Evening Mail”
“Të gjithë mendojnë se kanë diçka për të thënë, ndërsa në rastin e Gëzimit ai ka diçka për të thënë që ia vlen të dëgjohet.”
Damian O’Louighlin, “The Birmingham News”
“Isht një shfaqje shumë e mirë, me një trup aktorësh të shkëlqyer dhe një temë tepër të ndjeshme e të rëndësishme në kontekstin shqiptar, kosovar dhe ballkanik. Profesor Alpion ka meritën e madhe që solli këtë temë në qendër të vëmendjes të publikut britanik. Shpresoj që shfaqja të vihet në skenë në Teatrin Kombëtar të Prishtinës sa me shpejt.”
Besnik Tahiri, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës
“Më pëlqeu drama dhe sinqerisht shpresoj të vihet në skenë në Beograd dhe Prishtinë. U impresionova së tepërmi nga dramaturgu Gëzim Alpion, i cili arrin të përshkruajë me saktësi marrëdhëniet midis refugjatëve (pavarësisht nëse vijnë nga Kosova, Bosnja, Kroacia apo Serbia) dhe shoqërisë britanike.”
Danica Ilic, seksioni i gjuhës serbe, BBC, Londër
“Sa shfaqje e mrekullueshme! Të vjen mirë kur shikon që një akademik dhe shkrimtar nga Ballkani ka shkruar një vepër kaq të rëndësishme, saqë nuk mund të përshkruhet me fjalë.”
Mirsad Solakovic, aktor boshnjak në Angli
Rreth autorit…
Gëzim Alpion lindi në Peshkopi më 10 tetor 1962. Ai ka studiuar në Universitetin e Tiranës (1982-1985), Kajros (1985-1993) dhe atë të Durhamit në Angli (1993-1997). Që nga akordimi i titullit “Doktor” në filozofi (për studimin e imazhit të artistit në veprat e D. H. Lawrence) në Universitetin e Durhamit në vitin 1997, Alpion ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar si lektor i letërsisë anglo-amerikane, modernizmin dhe filmit në Universitetin e Hudersfieldit, “Sheffield Hallam University” dhe “Newman University College”. Në vitin 2002 dr. Alpion u emërua lektor në departamentin e sociologjisë në Universitetin e Birmingemit, ku është edhe drejtor i studimeve pasuniversitare, dhe anëtar nderi i Institutit të Studimeve të Avancuara në Arte dhe Shkencat Shoqërore që nga viti 2000. Dr. Alpion ka zhvilluar biseda dhe leksione në disa universitete britanike (Oxford, London School of Economics, University College London, Kingston), si dhe në SHBA, Kanada, Kinë, Indi, Rusi, Afrikën e Jugut, Gjermani, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Ai intervistohet rregullisht nga mediet botërore, veçanërisht ato britanike, amerikane, franceze, italiane dhe indiane, si ekspert për Nënë Terezën dhe i sociologjisë së medies, fesë, famës, nacionalitetit dhe filmit.
Aktualisht profesor i sociologjisë dhe studimeve të medies në Universitetin e Birmingemit në Angli, Gëzim Alpion është autor i librit të mirënjohur “Mother Teresa: Saint or Celebrity?” (“Nënë Tereza: Shenjtore apo e famshme?”), që u botua në anglisht në Britaninë e Madhe, Amerikë dhe Kanada në vitin 2007. Në vitin 2008 kjo vepër u botua po në anglisht në Delhi dhe në italisht në Romë.
Botimet e tjera të dr. Alpionit në gjuhën angleze përfshijnë dy vepra dramatike: tragjedinë “Vouchers” (“Tollonat”) (2001) dhe dramën “If Only the Dead Could Listen” (“Sikur të vdekurit të dëgjonin”) (2008), si dhe dy vëllime me ese dhe tregime: “Foreigner Compex: Essays and Fiction about Egypt” (“Kompleksi ndaj të huajve: Ese dhe prozë për Egjiptin”) (2002) dhe “Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa” (“Takime të civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh te Nënë Tereza”) (2008). Në librin e fundit, botuar nga “Meteor Boks” në Indi në vitin 2008 dhe nga “Globic Press” në SHBA në fillim të vitit 2009, janë përfshirë ese të shkruara nga 1993 deri më 2007. Recenca dhe artikuj për librat e dr. Alpionit janë botuar në 15 gjuhë të botës.
Studimet dhe recencat e dr. Alpionit janë botuar në disa revista shkencore në Australi, Britani dhe Amerikë, si: “Continuum: Journal of Media and Cultural Studies”, “The Journal of the Royal Anthropological Institute”, “Journal of Southern Europe and the Balkans”, “Islam and Christian-Muslim Relations Journal”, “Review of Communication Journal”, “Film & History: An Interdisciplinary Journal of Film and Television Studies”, “Scope: Online Journal Film & Television Studies”, “Albanian Journal of Politics”.
Festivali folklorik mesdhetar, marrin pjesë 14 grupe
Është çelur për të pestin vit radhazi në qytetin bregdetar të Vlorës festivali folklorik mesdhetar “Vlora 2009”. Ideuar nga qendra kulturore “Vlorë” dhe financuar nga bashkia e qytetit, simbol i festivalit do të jetë një anije me vela, që shërben si urë komunikimi dhe bashkëpunimi midis popujve të Mesdheut. Artistët e 14 grupeve folklorike do të interpretojnë në 3 skena të stacionuara në zona të ndryshme të qytetit, e konkretisht në sheshin “Pavarësia”, Sheshin e Flamurit dhe te këndi i lojërave “Aulona”. Kështu do të interpretojnë një grup nga Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, dy grupe nga Maqedonia, dy grupe folklorike nga Turqia, 2 nga Italia dhe grupi shqiptar folklorik “Labëria”. Festivali do të mbahet për pesë ditë, deri më 5 gusht.
Adrianopolis, dalin strukturat monumentale
Prej disa ditësh ekipi i Universitetit të Maceratës në Itali drejtuar nga prof. Roberto Perna ka nisur misionin e katërt arkeologjik në Adrianopolis. Kërkimet arkeologjike janë përqendruar në zonën antike të Adrianopolisit dhe në luginën e Drinos, rreth 7 km në juglindje të qytetit të Gjirokastrës. Eksplorimi i zonës pritet të zgjasë gati një muaj. Përveç arkeologëve italianë e shqiptarë në kërkime marrin pjesë edhe studentët e Universitetit të “Oxfordit” në Mbretërinë e Bashkuar si dhe nga Universiteti i Gjirokastrës. Objektivi kryesor i punës së specialistëve tanimë do të jetë thellimi i gërmimeve në qytetin romak, duke sjellë në dritë struktura të ndryshme monumentale. Kështu, do të thellohen kërkimet në brendësi të një ndërtese të madhe publike, e zbuluar vitet e kaluara, për të sqaruar planimetrinë si dhe funksionet. Gjatë kësaj periudhe do të kërkohet në zona publike mes objektit të lartpërmendur dhe teatrit antik. Në këtë zonë prej gërmimeve të vitit 2008 është individualizuar prezenca e një ndërtese tjetër të madhe e karakterit monumental, që është vendosur në një periudhë më të vonshme në një zonë deri në atë kohë e lirë. Në të njëjtën kohë në laboratorët e ngritur në ambientet e Qendrës së Misionit Arkeologjik në Gjirokastër, materialet arkeologjike të dala nga gërmimet do të katalogohen dhe studiohen me qëllim ekspozimin e tyre në të ardhmen në muzeut arkeologjik të luginës së Drinos. Kërkimet janë pjesë e projektit “Archadrin”.
Tim Burton, ekspozohen veprat e panjohura
Ekspozohen për herë të parë. Janë filma, piktura dhe vizatime nga regjisori i filmit dhe artisti Tim Burton, të cilat prezantohen në Muzeun e Arteve Moderne në Nju-Jork.
Në këtë retrospektivë të Burton, e cila do të çelet në fillim të nëntorit deri në prill 2010, do të ekspozohen më shumë se 700 punime nga karriera e tij filmike, përfshirë disa vepra që janë bërë para se ai të bëj filmat si “Batman”, “Edwards Scissorhands” dhe “Sweeney Todd”. Regjisori 50-vjeçar përshkruhet si njeriu kryesor, që do të jetë tema e ekspozitës së tij në muze.
Burton është shprehur se kjo për të është shumë sureale dhe i përcjell vërtet energji të reja.
Ekspozita “Tim Burton” do të sjellë në ekran 14 filma artistikë të regjisorit, përfshirë edhe filmat e shkurtër si student, filmat vizatimorë, vizatimet si fëmijë, kukullat, kostumet dhe skulpturat, që Burton i vizatoi i frymëzuar nga surealizmi pop.
Burton ka vizatuar edhe për filmin që do të shfaqet premierë në marsin e 2010-s: “Liza në botën e çudirave”.