PD: Lagjia e Leprit, plani i fundit për gjobë i kapos së bllokmenëve të rinj

Tiranë, 27 shtator, NOA Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut Edi Rama duke theksuar se Mister 20% apo Kapoja i Bllokmenëve të rinj është shumë i nervozuar.
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha në një konferencë për shtyp, se Denoncimi në prokurori i investitorëve për 20%-in e kërkuar në këmbim të planit dhe lejes së ndërtimit është fatale për të.
Publikimi i kontratës ku, Dritan Avllaj ose Tan Lepri merr 20% të aksioneve tek Liqeni, është provë legale e zyrtare, theksoi Alibeaj, duke sqaruar se këtë herë 20%-i i Leprit të Ramës është plot 100 milion euro.
Zoti Alibeaj nënvizoi se 100 milion eurot në këmbim të planit e lejes së ndërtimit, është me emër e mbiemër, me firmë e me vulë të Edvin Kristaq Ramës, andaj sipas tij, Lagjia e Leprit sipas planit do jetë kësaj radhe, me kulla 35 katëshe.
Lagjia e Leprit dhe 20%-i i barabartë me 100 milion euro është plani i fundit i Kapos së Bllokmenëve të rinj, që deklaron se ska para, ska shtëpi, përfundoi deklaratën për shtyp, deputeti i PD-së, Eduard Halimi.
mit/NOA