PD: Ligji i dosjeve s’shkel kushtetuten
Juristi dhe deputeti i Partise Demokratike Eris Hoxha perdor nje argumentim krejt te panjohur me pare ne debatin mbi Ligjin e Dosjeve. Sipas tij teksa Presidenti ka lene ligjin te hyje ne fuqi atehere ai nuk e shkel aspak kushtetuten. Ai shprehet gjithashtu se Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtoje, por kurrsesi ta rrezoje ligjin,pasi sipas tij atehere krijohet nje perplasje mjaft e madhe politike.