E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Microsoft" në krizë, nxjerr në rrugë 500 punonjës

"Microsoft"-i ka tronditur
bursën e Wall
Street me deklarimin
e fundit se planifikon të
shkurtojë 5000 vende pune dhe
viti i ardhshëm do të shënojë rënie
të fitimit dhe të të ardhurave
të kompanisë. Lajmi ka qenë një
surprizë e vërtetë, për më tepër
që kompania i ka bërë para
kohe publike parashikimet për
vitin 2009. Ky lajm ka tronditur
bursën, duke bërë që aksionet
e "Microsoft"-it të bien ndjeshëm.
Aksionet ranë në nivelin
e tyre më të ulët që nga janari i
vitit 1998, duke iu shtuar edhe
humbjeve të një viti më parë.
Sipas raportit të "Microsoft"-it,
shkaku i këtyre parashikimeve
është ulja e fuqisë blerëse dhe
dalja e pajisjeve të ngjashme
me çmime shumë më të lira, të
cilat po dominojnë gjithnjë e më
tepër tregjet me cilësinë e dobët
dhe çmimet e ulëta. Tregu është
bërë kaq i paparashikueshëm,
saqë "Microsoft" nuk parashikon
ditë të mira për gjithë vitin
2009, duke qenë shumë skeptik
edhe për vitet e ardhshme.
"Është shumë keq kur gjërat
përkeqësohen menjëherë dhe
në mënyrë shumë të shpejtë.
Edhe kompanitë më të mëdha
në botë kanë vështirësi që të
përballen me humbje masive
dhe nuk dinë se si të orientohen
menjëherë", deklaroi një analist
ekonomik. "Microsoft" e mbylli
vitin që shkoi me 47 cent për
aksion, kundrejt 50 centëve të
një viti më parë. Nëse do t‘u
referoheshim shifrave, dallimi
përkatësisht është 4.17 miliardë
dollarë fitimi i vitit që shkoi dhe
4.71 miliardë dollarë viti 2007.
Eliminimi i 5000 vendeve të
punës nga ana e "Microsoft"-it
përbën 5% të forcës punëtore të
kompanisë, e cila ka punësuar
në të gjithë botën 96 mijë vetë.
Ky është reduktimi më i madh i
vendeve të punës i bërë deri më
tani nga një kompani softuerësh.
Problemi i madh i "Microsoft"-it
janë kompjuterët e lirë, të cilët
janë të aftë që të ngarkojnë programet
e "Microsoft"-it, por kanë
ulur ndjeshëm shitjen e kompjuterëve
të kompanisë. Shefi i saj
ekzekutiv tha se ajo po vuan edhe
nga mësymja e tregut nga ana e
"Apple" dhe kompanive të tjera
më të vogla. "Ne jemi në mesin
e një krize të rëndë ekonomike,
që nuk mund të mos prekë të
gjitha bizneset shumë rëndë.
Ekonomia po vuan dhe shërimi
i saj do të dojë kohë", ka bërë të
ditur një nga drejtorët ekzekutivë
të "Microsoft".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›