FSK do te shtrihet edhe ne veri
Pas formimit te Forces se Sigurise se Kosoves , keshilltari i Ministrise se FSK-se, Lah Nitaj ka thene se kjo force do te shtrije aktivitetin e saj ne te gjithe territorin e Kosoves. “ FSK aktivitetin e saj do ta shtrije ne tere territorin e Kosoves ashtu siç e percakton Kushtetuta. Nuk do te kete pjese te vendit as ne jug as ne perendim as ne lindje as ne veri qe nuk do te kete prezence te Forces se sigurise se Kosoves”-theksoi keshilltari Nitaj. Nder te tjera ai shprehu keqardhje per te gjithe ata qe nuk kane arritur te behen pjesetare te Forces se Sigurise se Kosoves. Aplikantet qe kane arritur te perzgjidhen nga ish pjestaret e TMK-se, jane 1400. Nderkohe pritet qe trajnimet per pjesetaret e rinj te FSK-se te fillojne ne muajin shkurt.