PD, Mëhilli: Rama tenton të bllokojë vizat
“Partia Demokratike duke denoncuar këtë qëndrim të tij informon shqiptarët, se me këtë vendim tërësisht në funksion të karrierës së tij politike, Edi Rama ka si qëllim të vetëm bllokimin e procesit të heqjes së vizave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke dëmtuar në këtë mënyrë qindra e mijra të rinj shqiptarë që presin me padurim të lëvizin të lirë në Evropë dhe duke ndëshkuar qindra e mijra familjarë që po me aq padurim presin të lëvizin të lirë drejt fëmijëve dhe familjarëve të tyre në emigracion”, theksoi dje zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.
Ajo shtoi se “Partia Demokratike duke mbetur e hapur për bashkëpunim luajal me opozitën u deklaron shqiptarëve se qëndrimet dhe vendimet e Edi Ramës nuk do të mund të pengojnë procesin e heqjes së vizave”. Në fund të deklaratës për shtyp, Partia Demokratike nënvizon se shpreson që Bashkimi Evropian, “këtyre qëndrimeve primitive do tu përgjigjet me të njëjtin qëndrim sic iu përgjigj bilbilave dhe borive që rama futi në Parlament për të bllokuar firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së”.