E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk hyjmë në parlament pa u hetuar zgjedhjet

Z. Rama theksoi se PS nuk do t’i njohë asnjë të drejtë shumicës që të vendosë për liritë dhe të drejtat që i takojnë opozitës.

“Ky parlament është me legjitimitet të cunguar, për shkak të maskaradës zgjedhore. Zgjedhjet ishin një shans i mirë për vendin tonë, por që për fat të keq, për shkak të vullnetit të mbrapsht të Berishës përmes një makinerie shtet-pushtet shënuan një dështim. Kjo na detyron ne si opozitë të bëjmë çdo përpjekje që 28 qershori të mos përsëritet më”, deklaroi Rama.

“Dua të theksoj që ky nuk është një bojkot në kuptimin tradicional dhe përmbajtjen primitive të Berishës. Ky është një qëndrim që kushtëzon hyrjen e Partisë Socialiste në parlament, e cila kërkon transparencë për zbardhjen e krimit zgjedhor”.  

Kreu në detyrë i PS-së nuk la pa përmendur edhe kundërshtarin e tij Meta, duke e akuzuar atë, se “i përdori zgjedhjet e 28 qershorit si trampolinë që të shfaqet si një formë e re e politkës së vjetër”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›