KE vendos të mërkurën për liberalizimin e vizave
Propozimet e KE-së të mërkurën në Strasburg duhet t`i prezantojnë komisionerët evropian, Oli Ren dhe Zhak Baro. Shpallja e këtij vendimi kohë më parë ishte paralajmëruar të mbahej të martën, por në momentet e fundit është vendosur të shtyhet për një ditë, njoftojnë burime diplomatike nga Brukseli.
Shtetet anëtare të BE-së vendimin për pezullimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, do ta miratojnë me shumicë të kualifikuar, e për këtë, sipas KE-së do të vendosin ministrat e brendshëm, e jo ata të jashtëm të Bashkimit. Bashkimi Evropian vlerëson se shtetet e lartë përmendura kanë shënuar progres të konsiderueshëm në plotësimin e kushteve të domosdoshme për liberalizimin e plotë të vizave. Ndërkaq shtetet si Shqipëria, dhe Bosnjë Hercegovian duhet të presin edhe një vit.
Sipas burimeve evropiane, njëri prej problemeve të rëndësishme që duhet zgjidhur është Kosova, e cila si shtet i mëvetësishëm nuk është pranuar nga të gjitha anëtaret e BE-së. Serbëve të Kosovës do t`u nevojiten viza për të hyrë në BE, por lutje për pasaporta mund të jepen edhe në Beograd, ku do të marrin dokumente serbe të udhëtimit. Problemi i njëjtë paraqitet edhe te serbët boshnjakë.
Komisioni Evropian propozimin për pezullimin e vizave do t`ia dorëzojë Parlamentit Evropian, i cili për të duhet të prononcohet në afat prej tre muajve, si dhe në Këshillin e BE-së, ndërsa pritet që ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme të BE-së të votojnë për pezullimin e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë në takimin e caktuar për 30 nëntor në Bruksel. (ina/start)